Ky është fustani ideal për verë: Përshtatet me të gjitha veshjet dhe i rri mirë çdo femre! (Foto)

Fustani zë vend të veçantë në çdo gardërobë femërore. Pothuajse është i domosdoshëm.
Nëse zgjidhni atë i cili ju rri mirë, do të keni çka të vishni për çdo çast dhe pasi që nuk jeni të detyruara ta përshtatni me pjesët e tjera, nuk keni nevojë të brengoseni.
Reese Witherspoon Fustan i lehtë me dezen romantik gingham është bashkim i vërtetë i stilit retro dhe i fustanit mantel klasik. Me çantën me doreza dhe me espadrila - është kombinimi për të gjitha rastet ditore.
A post shared by Charlotte Groeneveld (@thefashionguitar) on
Camille Charrière Fustani i reduktuar dhe i rafinuar në ngjyrë të zjarrtë pa mëngë mund të jetë atu mode për tërë verën. Me këpucë të rrafshëta duket fenomenal. Më i miri nga të gjithë është që modeli i këtillë mund të bartet vite të tëra.
A post shared by Camille Charrière (@camillecharriere) on
Kelly Rowland Kelly di të zgjedhë modelet të cilat janë super femërore dhe modele damash dhe njëkohësisht seksi dhe atraktive. Modeli i këtillë i fustanit tashmë bën pjesë në fustane klasike, pra vishet derisa të vjetrohet.
























































