Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar futbollistët, trajnerët, përfaqësuesit e klubeve, gjyqtarët, tifozët e dashamirët e futbollit për nisjen e edicionit të ri 2024/25 në Superligën e Kosovës.
Sipas tij, ky edicion premton të jetë i jashtëzakonshëm dhe përplot emocion, me skuadra tashmë të dëshmuara, por edhe me të tjera që duan të bëjnë histori e të lënë gjurmë.
Ademi shtoi se ka ende shumë hapësirë për përmirësime, veçmas në infrastrukturë.
“Të dashur futbollistë, trajnerë, përfaqësues të klubeve, gjyqtarë, tifozë e dashamirë të futbollit. Me kënaqësi të veçantë dhe ndjenjë të thellë krenarie e përgjegjësie, ju uroj për fillimin e edicionit të ri garues në futboll që nis këtë fundjavë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe emocionues për të gjithë ne, që e duam dhe mbështesim futbollin – këtë sport magjik, i cili na bashkon të gjithëve”.
“Ky edicion premton të jetë i jashtëzakonshëm dhe përplot emocion, me skuadra tashmë të dëshmuara, por edhe me të tjera që duan të bëjnë histori e të lënë gjurmë. Krahas garës përplot rivalitet në AlbiMall Superligë si për titull, ashtu edhe për dalje në Evropë, mjaft joshëse pritet të jetë edhe gara në Raiffeisen Ligën e Parë, ku përveçse është rritur niveli organizativ i klubeve, ky edicion do të jetë përcaktues se cilat skuadra do të garojnë në Ligën unike që nis nga edicioni 2025/26, me 18 ekipe”.
“Viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritje dhe zhvillimi të jashtëzakonshëm të nivelit të lojës së futbollit në vendin tonë, gjë e cila ka rezultuar edhe me paraqitjet e mira në garat evropiane. Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë hapësirë për përmirësime, veçmas në infrastrukturë, por ky edicion presim që të vazhdojë me të njëjtën trajektore pozitive, ku klubet tona do të demonstrojnë organizim të lartë dhe do të na dhurojnë emocione pa fund”.
“Natyrisht se futbolli luhet për tifozët dhe ai merr hijeshi vetëm kur ata janë të pranishëm në tribunat e stadiumeve, andaj më shumë se kurrë më parë, ata, duhet ta shfaqin dashurinë për klubet e tyre të zemrës me praninë në tribuna dhe t’u japin kurajë e motiv futbollistëve për të dhënë më të mirën e tyre. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në rritjen e futbollit të Kosovës: futbollistët, që japin gjithçka në fushë, trajnerët që punojnë me përkushtim për t’i përmirësuar skuadrat e tyre dhe nivelin e futbollit në vendin tonë, drejtuesit e klubeve që nuk kursejnë asgjë për t’u krijuar kushte sa më të mira si dhe tifozët që mbështesin skuadrat e zemrës me entuziazëm. Pa angazhimin dhe pasionin e gjithsecilit prej tyre, futbolli nuk do të ishte sporti më i dashur për të gjithë”.
“Duke iu dëshiruar të gjitha ekipeve suksese dhe një kampionat me sa më pak lëndime të futbollistëve, i inkurajoj që të na ofrojnë futboll sa më të bukur e të ndershëm. Federata e Futbollit me të gjitha organet kompetente, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar mbarëvajtje të garës dhe drejtësi maksimale në fushën e gjelbër dhe jashtë saj. Le të jetë ky një sezon i mbushur me emocione të pafundme të futbollit dhe për mbamendje!”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet