LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi zgjedhor i LDK-së, Faton Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar, 331 delegatë votuan kundër tij

​Kuvendi zgjedhor i LDK-së, Faton Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar, 331 delegatë votuan kundër tij

Ish-deputeti Faton Bislimi, nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Ai kërkoi fjalën nga Kryesia e punës, por këta të fundit nuk e lejuan që të flasë.

Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat. Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij.


Më herët, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri komentoi pretendimin e Faton Bislimit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

​Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve
Lexo po ashtu ​Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve

Ai tha se “ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, nuk janë kandidatë”.

“A keni dëgjuar ndonjë parti të ndodhë të vijë dikush tjetër dhe të thotë po dua të bëhem kryetar i partisë dhe të bëhem delegat. Shko pyeteni këta në LVV a ka bërë vaki, ose në PDK ose në Aleancë… Ke qenë pjesë po nuk ke marrë pjesë në proces zgjedhor, nuk je kandidat”, tha Muhaxheri./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori