Me 77 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi mosbesimin për Vesna Damevën, anëtare e Këshillit Gjyqësor. Sipas konkluzionit, Dameva ka pasur kontribut të jashtëzakonshëm në rrezikimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe imazhit të gjyqësorit dhe gjykatave dhe ka kontribuuar për rënien e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Njëherësh, në votëbesim thuhej se ajo e ka neglizhuar dhe nuk e ka kryer funksionin e saj në punën e Këshillit, ndërsa për shkak të votimit të mosbesimit, e humb legjitimitetin që të marrë pjesë dhe të vendosë në punën e Këshillit Gjyqësor.
Vesna Dameva në fjalimin e saj theksoi se në periudhën e kaluar, siç tha ajo, persona të caktuar të politikës në vazhdimësi kanë tentuar ta nënçmojnë duke thënë të pavërteta dhe trillime.
“Kontestohen profesionalizmi dhe kompetencat e mia dhe për të gjitha këto nuk kam reaguar, para së gjithash për të ruajtur reputacionin e Këshillit gjyqësor. Isha i përgatitur se ju politikanët do të përdorni të gjitha mjetet dhe mënyrat për të na devalvuar, bartësit e pushtetit gjyqësor, që nuk ju përgjigjemi. Nuk kam ardhur të justifikohem dhe të mbrohem, kam ardhur të qëndroj në anën e shtetit ligjor”, theksoi Dameva duke hedhur poshtë pretendimet nga interpelanca.
Më parë në debat, Gjorgjija Sajkoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, theksoi se interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor paraqesin momentin kyç në luftën për sundim të ligjit dhe besimit në institucione.
“Ky është një moment kyç në luftën për shtetin e së drejtës, për drejtësinë dhe besimin tek institucionet dhe me këto interpelanca të iniciuara, ne të nderuar, nuk gjykojmë drejtësinë. Me këto interpelanca të dorëzuara po detektojmë përgjegjësinë e atyre që është dashur të jenë korrigjues, atyre që është dashur të sjellin drejtësinë dhe që duhet të vendosin atë që duhej të ishte pushteti gjyqësor”, tha ai.
Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kritikoi mënyrën se si pushteti po sulmon sistemin gjyqësor përmes interpelancave.
“Ndaj anëtarëve të Këshillit gjyqësor, përgjegjësi mund ta caktojë vetëm Këshilli gjyqësor, prandaj interpelancat e dorëzuara si mekanizëm për kontroll politik të Kuvendit ndaj subjekteve që i përmenda më herët është precedent dhe akt i palejuar në një shtet demokratik”, tha Spasovski.
Ndërsa Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët e opozitës, theksoi se “sot ushtrohet presion për dorëheqje, sepse dikush mezi pret të marrë gjërat në duart e veta”.
Seanca vazhdoi me debatin për interpelancën e anëtares së Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, ndërsa duhet të debatohet edhe për interpelancat e anëtarëve Selim Ademi, Tanja Çaçarova – Ilievska dhe Milazim Mustafa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët