LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës tashë e ka bërë traditë që çdo vit të hap dyert për bashkatdhetarët.

Edhe këtë vit Kuvendi më 24 dhe 25 korrik, organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Sipas njoftimit, të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00. /Telegrafi/