Kuvendi i Kosovës nuk mund të ketë rolin udhëheqës, por mbikëqyrës në dialogun me Serbinë, thonë analistët politikë në Prishtinë.
Sipas tyre, pretendimet e disa deputetëve që Kuvendi të marrë në duar procesin e dialogut duhet marrë me rezerva. Roli i Kuvendit shihet si vendimtar vetëm në mbikëqyrjen dhe ratifikimin e marrëveshjeve, por jo edhe në udhëheqjen e bisedimeve.
Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe si qëllim final është thënë se ka normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Nisur nga pakënaqësia e tyre me rolin udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në bisedime, partitë opozitare kanë kërkuar që Kuvendi të marrë rolin udhëheqës në këtë proces.
Por, sa mundet Kuvendi të ketë rolin prijës në këto bisedime?
Analistë të çështjeve politike thonë se Kuvendi i Kosovës duhet të ketë vetëm rol mbikëqyrës dhe jo rol ekzekutiv në këtë dialog.
Sipas analistëve, Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar kompetencat e institucioneve, si të Kuvendit ashtu të Qeverisë e Presidentit dhe këto kompetenca do të duhej të zbatoheshin, ashtu siç janë të përcaktuar edhe në rastin e dialogut me Serbinë.
Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi thotë se të pritet që Kuvendi të ndërtojë një trup ekzekutiv për të udhëhequr dialogun me Serbinë, nuk është aspak e logjikshme dhe nuk është as në mandatin e këtij institucioni.
“Në aspektin e udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë nuk e shoh të arsyeshme e as të mundshme që Kuvendi i Kosovës të marrë rolin e udhëheqjes së dialogut. Kuvendi i Kosovës sipas Kushtetutës e ka mandatin më të lartë në vend dhe çdo marrëveshje e arritur duhet të votohet në Kuvend. Kjo është ajo që e bën Kuvendin të rëndësishëm sepse pa marrë parasysh se çfarë marrëveshje arrihet, ajo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, thotë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.
Negociatat dhe bisedimet me Serbinë, shton Ibrahimi, duhet të udhëhiqen nga Qeveria dhe Presidenti dhe se këtë mandat ua njeh edhe Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht ua njeh të drejtën e përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare, derisa Kuvendi sipas tij, do të mund të kontribuonte në forma të tjera në këtë proces.
“Kuvendi duhet të ndërtojë një platformë e cila do të diskutohej nga partitë politike dhe ajo platformë t’i mandatohet trupit ekzekutiv, cilado qoftë ai, Qeveria apo Presidenti dhe kjo platformë të bëhet bazamenti i dialogut me Serbinë dhe të ketë një lloj mbikëqyrjeje të vazhdueshme të këtij trupi, përkatësisht të shihet se si po ecën dialogu derisa të arrihet një marrëveshje finale. Nuk është se i gjithë Kuvendi të bëjë një gjë të tillë, mund të krijohet komision mbikëqyrës i negocitorëve dhe kjo do ta ngritë rolin e Kuvendit”, tha Ibrahimi.
Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë së përveç që nuk është e mundur që Kuvendi ta udhëheqë dialogun me Serbinë, nuk ka as kapacitetet.
Sipas tij, ky proces nuk është në natyrën e Kuvendit.
“Kuvendi i Kosovës duhet të ketë vetëm rol mbikëqyrës të politikës së jashtme, por jo që të jetë një institucion që të përfshihet direkt dhe që do të merrte vendime për secilin takim që mund të zhvillohet. Kuvendi mund të ratifikojë marrëveshjen përfundimtare me dy të tretat e votave të deputetëve, por jo të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces, jo të marrë vendime”, thotë Krasniqi.
Ai shton se Kuvendi do të duhej të fokusohej në mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë, të hartojë platformën si dhe t’i përcaktojë vijat e kuqe se çfarë Kosova nuk do të duhej të negocionte në këtë proces dhe të paraqesë planet e veta si mendon që duhet të zhvillohet kjo fazë.
“Ajo çka mund të bëjë Kuvendi në këtë proces është të mandatojë një ekip negocaitor që do të udhëheq bisedimet me Serbinë. Kuvendi do të duhej të gjejë një kompromis dhe do të duhej të shkonte përtej inateve politike që i kemi parë në vazhdimësi në Kosovë dhe të mendohet interesi i përgjithshëm, pa synuar përfitimin e pikëve politike të momentit. Këtë nuk po shohim deri më tani dhe vetëm kemi mbetur mbrapa dhe duhet të punohet intesivisht që ta arrihet ky konsensus”, thotë Krasniqi.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit