Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare ka aprovuar ratifikimin e tre Marrëveshjeve Financiare në vlerë prej 158 milionë euro, ku përshihen Marrëveshjet të cilat anë negociuar paraprakisht me Qeverinë e Francës, Qeverinë e Hungarisë, Qeverinë e Austrisë, si dhe ka miratuar Ratifikimin e Garancisë Shtetërore me BERZH-in për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës, në vlerë prej 24 milionë euro.
Ministri i Financave Avdullah Hoti në prezantimin e këtyre Marrëveshjeve para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e këtij Protokolli ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Qeverisë Franceze – NATIXIS, bëri të ditur se “Ky Projektligj Ratifikon Protokollin financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës të 5 korrikut të vitit të kaluar, të nënshkruar në takimin e Kryeministrave të dy vendeve në Paris, si dhe Ratifikon Marrëveshjen për hua për zbatimin e këtij Protokolli ndërmjet Ministrisë së Financave dhe të përfaqësuesit të Qeverisë Franceze – NATIXIS, e cila parasheh financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinë, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit”.
Sipas tij, Marrëveshja financiare me Qeverinë franceze është në vlerë 66 milionë euro dhe ka kushte mjaft të volitshme, me normë efektive të interesit vjetorë 0.036%, grejs periudhë 5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 25 vite.
Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se kjo marrëveshje cila i mundëson Qeverisë së Republikës së Kosovës marrje të huas nga Qeveria Austriake në vlerë deri në 30 milionë euro për investime në projekte të ndryshme kapitale.
“Projektet ku pritet të investohen janë trajtimi i ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijes, shëndetësia, arsimi, bujqësia etj, që janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë të parapara me Program Qeverisës dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”, shtoi ministri Hoti.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, sipas ministrit Avdullah Hoti kjo Marrëveshje përmban kornizën dhe kushtet bazë financiare për projektet në trajtimin e ujërave te zeza furnizimin me ujë dhe në infrastrukturë.
Ai bëri të ditur se Marrëveshja me Qeverinë e Hungarisë ka një vlerë totale 62 milionë euro, normë efektive të interesit vjetorë 0.00%, grejs periudhë 1.5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 17 vite.
Ndërsa, sa i përket miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK-Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (MF), ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Ministria e Financave në janar të këtij viti ka pranuar kërkesën nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës për emetimin e Granacionit të dytë shtetërorë për linjën e dytë kreditore në shumën prej 24 milionë euro, e ndarë në tri transhe: 14 milionë zotohen me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Financiare, 6 milionë euro që bëhen efektive në vitin 2018 (me rastin e rritjes në nivelit të shumës së depozitës së siguruar nga 4,000 në 5,000 Euro), si dhe 4 milionë euro që bëhen efektive në vitin 2020 (me rastin e skadimit të Linjës së parë kreditore)”, shtoi Ministri Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa