LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi mban seancë solemne

Kuvendi mban seancë solemne

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Seanca solemne e udhëhequr nga Vjosa Osmani pritet të fillojë në ora 11:00.


I pranishëm në këtë seancë do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, e të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. /Telegrafi/