Kushtrim Krasniqi flet për medaljet e Kosovës në Lojërat Olimpike

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Kushtrim Krasniqi u kthye pas në kohë për të rrëfyer emocionet e papërsëritshme që ka përjetuar gjatë sukseseve olimpike të xhudos kosovare, duke i përshkruar ato si momente që nuk zbehen kurrë.
“Unë ende i gëzohem asaj medaljes së Majlindës sepse e kam komentuar live prej emisionit, mirëpo edhe në Japoni medalja e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë qenë diçka që fatkeqësia më e madhe që ka qenë COVID dhe salla që ka pasur 5-6 mijë ulëse, nuk ka pasur shikues vetëm zyrtarë”.
“Ama ato emocione që i ka dhënë, shembull me mposhtë ti në finale japonezen, Distria që e ka mundur, si me thënë futbollin që e ka shpikur Anglia, xhudon e ka shpikur Japonia”.
“Plus Japonia po i organizon Lojërat Olimpike dhe ti po ja merr medaljen kryesore që ata e kishin llogaritur në xhudo t’i fitojnë 90% të medaljeve”, ka rrëfyer Krasniqi.
Episodin e plotë me Kushtrim Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com












































