LAJMI I FUNDIT:

Kushtet e mjerueshme në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan – punimet për ndërtimin e shkollës së re mbetën në gjysmë, MASHTI thotë se ka iniciuar ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik

Kushtet e mjerueshme në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan – punimet për ndërtimin e shkollës së re mbetën në gjysmë, MASHTI thotë se ka iniciuar ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik

Më shumë se 900 nxënës të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Carrabreg të Deçanit, po vijojnë procesin e mësimit në kushte jo mira për ta.

E gjithë kjo për shkak se objekti shkollor aktual ku zhvillohet procesi mësimor është shumë i vjetër, i ndërtuar pothuajse 70 vjet më parë.

Ministria e Arsimit kishte paraparë ndërtimin e një objekti të ri shkollor, por punimet që kishin nisur në vitin 2020 mbetën në gjysmë.


Drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj i ka thënë Telegrafit se si drejtori vazhdimisht kanë kërkuar nga MASHTI që të rifillojnë punimet në ndërtimin e shkollës.

“Ne si Drejtori e Arsimit vazhdimisht kemi kërkuar nga MASHTI që t’ia rifillojnë punimeve në ndërtimin e shkollës, e nisur në vitin 2020. Përmes e-mailit na njoftuan se procedura është në proces të shkëputjes së kontratës më operatorin ekonomik dhe ri-tenderimit të pozicioneve të mbetura”, ka thënë Hulaj.

Ai ka shtuar se kontrata është dashur të përfundoj dhe të funksionalizohet në këtë vit.

“Unë e shoh shumë fajtore Ministrinë e Arsimit, por kompaninë që ka pasur t’i kryej punët e cila sipas informacioneve ka dështuar në kohën e krizës së pandemisë dhe si pasojë e ngritjes së inflacionit. Ne si DKA jemi informuar me vonesë për këto procedura dhe nuk kemi paraparë mjete për investim në këtë shkollë gjithmonë duke llogaritur se objekti është shumë i vjetër mbi 70 vite dhe më i vështirë është investimi në të sesa në ndërtimin e një shkolle të re dhe për këtë edhe MASHT e ka paraparë më të arsyeshme ndërtimin e një shkolle të re”, tha Hulaj për Telegrafin.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë bërë të ditur për Telegrafin se është iniciuar ndërprerja e kontratës me Operatorin Ekonomik “Mercom Company”, i cili ishte kontraktuar për ndërtimin e shkollës së re “Lidhja e Prizrenit”.

“Punimet në ndërtimin e këtij objekti shkollorë janë ndërprerë nga OE “Mercom Company” që nga koha e pandemisë dhe inflacionit, dhe përkundër insistimit tonë si Ministri që të rifillojë me aktivitete pune, Operatori ekonomik nuk e ka përfillur këtë kërkesë. Si rrjedhojë, nga Divizioni për zbatimin e projekteve në MASHTI është iniciuar ndërprerja e kontratës sipas Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Telegrafin.

MASHTI ka bërë të ditur se vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj shkolle ka qenë mbi 1 milion euro.

“Vlera e kontratës ka qenë: 1,099,347.33 euro për ndërtimin final të punimeve në këtë objekt, ndërsa ri tenderimi mund të ndryshojë vlerën e kostos finale. Punimet do të fillojnë atëherë kur bëhet shkëputja e kontratës aktuale dhe nënshkruhet kontrata e re pas ri tenderimit”, kanë deklaruar nga MASHTI.

Ministria ka shtuar se bashkëpunimi me Komunën e Deçanit në këtë rast do të vazhdoi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori