Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ka treguar se kush është intervistuar nga prokurorët në Zyrën e Kryeministrit. Ajo ka insistuar që kjo përgjigjet të merret nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu e ka konsideruar të padrejtë insistimin e gazetarëve për të marr këtë përgjigje.
“Nuk mendoj që është në rregull që një përgjigje që duhet ta merrni nga kryeprokurori, Blerim Isufaj ta kërkoni nga unë. Blerim Isufaj e di shumë mirë ndonëse në konferencë për medie tha se nuk kam informacione. Blerim Isufaj e di shumë mirë se kush nga prokurorët ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrave, por nuk flet për këtë.
Prandaj, iu lutem si gazetarë që të insistoni dhe përgjigjet e tilla t’i merrni nga kryeprokurori, Blerim Isufaj, mendoj se kjo nuk është korrekte dhe e drejt ndaj meje që të insistoni në një përgjigje nga unë sepse nuk po mund ta merrni nga Blerim Isufaj. Blerim Isufaj e di ata prokurorë disa prej tyre janë aty, disa jo për shkak se janë kërcënuar dhe janë detyruar ta lëshojnë Kosovën… Nëse Ramush Haradinaj ka folur dhe ka reaguar Besnik Tahiri pa përmendur unë emra të përveçëm më herët atëherë kjo e tregon përgjigjen”, u shpreh ajo, raporton kp.
Sa i takon ankesave të të akuzuarve në Hagë për padrejtësisë që po u bëhen, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është për keqardhje që Kosova ka politikanë që nuk vendosin në bazë të vullnetit të qytetarëve, por në bazë të presioneve.
Ajo tha se si ministri kanë ndarë deri tani 30 milionë euro mbështetje financiare për ekipet mbrojtëse.
“Ata tash po thonë se jemi mashtruar, por për keqardhje që Kosova ka politikanë e qeveritarë e deputetë të cilët nuk vendosin në bazë të vullnetit të tyre, bindjes së lirë, në bazë të interesave të qytetarëve, në bazë të Republikës së Kosovës. Por vendosin në bazë të presioneve. Nuk mjafton të thuhet vetëm që jemi mashtruar le të kërkojnë faljen për gabimin që e kanë bërë. Siç e dini MD e ka të vetëm kompetencë mbështetjen financiare për personat të cilët akuzohen në Hagë dhe deri tani kemi mbështetur financiarisht ekipet mbrojtëse deri në 30 milionë euro”, deklaroi Haxhiu.
Ndërsa, bashkë me ministren Haxhiu para gazetarëve doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se rritja prej 20% e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta po ndodh pas 10 vitesh me qeverisjen e tyre.
“Ky vendim po vije prej para 10 viteve këto skema kanë qenë të pandryshuara, hera e fundit që ka pas ndryshim ka qenë në vitin 2014 pra kemi pas edhe Qeverinë Mustafa prej asaj periudhe e udhëhequr në koalicioni LDK-PDK, me ministër të Financave, Avdullah Hoti që nuk kanë pas fare ndryshim, pastaj edhe koalicioni tjetër PDK-AAK-NISMA e udhëhequr qeveria nga kryeministri i asokohe, Haradinaj dhe ministri i Financave, Bedri Hamza që po ashtu nuk kanë pasur ndonjë ndryshim apo rritje. Më në fund tash pas më se 10 viteve po bëhet ky ndryshim. Kjo vlen edhe njëherë për të faktuar dhe për të qartësuar situatat që çdo herë keni dëgjuar situata të ngjashme edhe në të kaluarën, por dëgjoni edhe sot, mirëpo e kemi parë se cilat janë veprat e tyre”, theksoi ai.
Lidhur me premtimet për mbështetje financiare për disa kategori nga partitë opozitare që po ndodhin tashmë, Murati i quajti premtime jo të sinqerta dhe garë jo serioze.
“Pak a shumë është e njëjta skemë e premtimeve ku premtohet pa e vlerësuar se a realizohet apo jo ose ku do t’i marrin mjetet. Po fatmirësisht tash ka ndryshuar koha dhe për secilin të ri pra nuk është lehtë nga këto premtime. Mjafton ta pyes Chat GPT dhe të kërkosh se a është e vërtetë apo e thotë një kandidat të vërtetën kur po thotë që do t’i uli taksat, ndërkaq do t’i rris shpenzimet dhe Chat GPT ta kthen përgjigjen shkurt shumë mirë dhe tregon se kjo është e pavërtetë. Qysh në start ka trajtim jo të sinqertë dhe premtime jo të sinqerta pra tregon që nuk kemi të bëjmë me një garë serioze nga këto subjekteve politike, më tepër është qoftë gara për mbijetesë në skemën politike. Pra, gara e pragut apo edhe gara se kush do ta zë vendin e dytë, kjo po i shtynë që të eskalojnë në premtime të cilat janë edhe interesante dhe të çuditshme që shkojnë edhe në shifra prej mbi 1 miliardë euro”, tha ai.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Ndryshim i motit - java nis me shi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit