Kush u fut me makinë në turmën e tifozëve para ndeshjes Espanyol-Barcelona që la 30 persona të lënduar

Para ndeshjes së La Ligës midis Espanyol dhe Barcelonës, një makinë u përplas me një turmë tifozësh vendas pranë stadiumit RCDE.
Gjyqtari i ndeshjes u detyrua ta ndalonte ndeshjen për një kohë dhe të konsultohej me policinë. Pas pak kohe, tifozët e Espanyol filluan të protestonin duke i lënë vendet e tyre bosh.
Shpejt, u zbulua se mbi tridhjetë persona pësuan lëndime.
Personi që fshihej pas incidentit ishte një grua që dyshohet se e bëri aksidentalisht, duke u “bërë nervoze” kur njerëzit filluan të godisnin makinën e saj dhe duke u përpjekur të shpëtonte.
Më vonë u deklarua se ajo nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.
"Gruaja është rreth 40 vjeç. Ajo shtypi rreth 15 ose 20 persona. Shoku im u shtyp dhe është në spital. Jemi të shokuar", deklaroi një nga tifozët e Espanyol për mediat pas incidentit.
Pasi shtypi dhjetëra tifozë, gruaja u përplas me pemët dhe kangjellat aty pranë, me policinë e përfshirë plotësisht në incident.
Një nga gazetarët në vendngjarje këmbëngul se incidentit nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme mediatike.
"Askush nuk interesohej. Askush nuk interesohet për ne. Kjo ndeshje do të ishte pezulluar nëse do të kishte ndodhur në një stadium tjetër", ka deklaruar një gazetar spanjoll. /Telegrafi/



















































