LAJMI I FUNDIT:

Kush thotë se nuancat e kuqërremta janë vetëm për buzëkuq? Sellma Kasumoviq dëshmon të kundërtën (Foto)

Kush thotë se nuancat e kuqërremta janë vetëm për buzëkuq? Sellma Kasumoviq dëshmon të kundërtën (Foto)

Tradicionalisht na është thënë të shmangim me çdo kusht nuancat e kuqe dhe portokalli si hijezim për sytë.

Shpesh është dëgjuar të thuhet se këto nuanca do t’ju bëjnë të dukeni të lodhur, të sëmurë dhe ndoshta pak si vampir, shkruan Telegrafi.


Por, të gjitha këto deklarata bien poshtë për arsye se këto dy ngjyra kanë qenë trendi i makijazhit gjatë stinës së dimrit të cilat janë përdorur nga grimerë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë.

Në foto: Morena Taraku; Grimi: Sellma Kasumoviq

Një ndër artistet më të njohura të makijazhit në vend, e cila ka vërtetuar se përdorimi i nuancave të kuqërremta është një zgjedhje e shkëlqyer, është Sellma Kasumoviq.

Në foto: Yllka Kuqi; Grimi: Sellma Kasumoviq

Ajo ka përdorur ngjyrën e zjarrtë të kuqe dhe atë portokalli për të krijuar pamje delikate dhe të përsosur për ahengje të ndryshme.

Siç duket edhe bukuroshet e estradës ia kanë besuar Sellmës plotësisht këto zgjedhje pasi që shihet se një numër i madh i tyre të grimuara nga ajo kanë pikërisht këto nuanca.

Në foto: Genta Ismajli; Grimi: Sellma Kasumoviq

Nëse jeni më të guximshme dhe keni dëshirë të provoni diçka të re, atëherë përdorni tonet e ngjyrës së kuqe dhe atë portokalli për t’i japë shkëlqim mahnitës fytyrës tuaj! /Telegrafi/