LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i BPRM-së

Kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i BPRM-së

Mandati shtatëvjeçar i guvernatorit aktual të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Dimitar Bogov skadon më 21 maj të këtij viti. Tani për tani nuk ka propozim kush do ta trashëgojë, por nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë thonë se procedura për zgjedhje do të zbatohet në konform ligjit dhe praktikës së viteve të kaluara.

“Zgjedhja e guvernatorit të BPRM-së është paraparë konform Ligjit për BPRM-në dhe do të zbatohet konform praktikës së deritanishme, ndërsa kjo do të thotë nga pavarësia nuk ka ndodhur të mos ketë guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë”, theksojnë nga Kabineti i presidentit të RM-së.


Dimitar Bogov është zgjedhur për guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2011, ndërsa në funksionin e mori më 21 maj të vitit 2011, prej kur edhe fillimi i mandatit i tij.

“Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të Këshillit të BPRM-së, mes të cilëve edhe guvernatori dhe kryesues i Këshillit, është përcaktuar në nenin 49 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë. Konform këtij neni të Ligjit, mandati zgjat shtatë vjet. Prej këtu, mandati i guvernatorit Dimirat Bogov zgjat deri më 20 maj të këtij viti”, theksojnë nga BPR-së.

Konform Ligjit, guvernatori zgjidhet në propozim të presidentit, i cili e dorëzon deri te Kuvendi dhe votohet në seancë me shumicë të thjeshtë.

Pasardhësi i Bogovit do të jetë guvernatori i pestë me radhë i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 1992 këtë funksion e kanë kryer Borko Stanoevski, Lube Tërpeski, Petar Goshev dhe Dimitar Bogov aktualisht./AIM/