LAJMI I FUNDIT:

Kush janë armiqtë dhe kush aleatët e Koresë së Veriut dhe a mund të jetë Amerika partneri i radhës? (Foto/Video)

Kush janë armiqtë dhe kush aleatët e Koresë së Veriut dhe a mund të jetë Amerika partneri i radhës? (Foto/Video)

Ekstremisht represive, qeveria komuniste e Koresë së Veriut ka vetëm disa miq në mbarë botën.

Përkundër kësaj, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përveç disa miqve të paktë, një nga vendet më flagrante dhe më të varfra në botë ka edhe armiq përreth globit.

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)
Lexo po ashtu Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)

Megjithatë, lëvizjet e fundit të liderit të saj, Kim Jong-un dhe të hapjes me botën sugjerojnë se ky vend dëshiron të ndryshojë pozicionin e vendit në nivel global.


Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) është kryesisht shtet i izoluar, si politikisht ashtu edhe në aspektin e tregtisë ndërkombëtare.

Qëndrimi represiv i qeverisë dhe shkeljet e rënda dhe të përhapura të të drejtave të njeriut, për herë të parë nën sundimin e Kim Il Sung dhe pastaj nën udhëheqjen e Kim Jong Il, kanë çuar që në perëndim, Koreja e Veriut të shihet si një diktaturë totalitare.

Është vendi më i militarizuar në botë, me më shumë se një të tretën e popullsisë së përgjithshme të regjistruar në ushtri aktive, ose si rezervë. Me gjithë madhësinë e vogël, ajo vlersëohet të ketë ushtrinë nga më të mëdhatë në botë.

Aleatët e Koresë së Veriut

Rusia ka provuar të zë vendin e aleatit më të fortë të Koresë së Veriut. Të dy vendet kanë deklaruar zyrtarisht vitin 2015 si “viti i miqësisë”, kur ata shprehën besimin e tyre në thellimin e marrëdhënieve dhe të tregtisë.

Bullgaria është gjithashtu e rëndësishme dhe aleati i vetëm i Koresë së Veriut në Evropë. Të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike më 1948 dhe nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin dypalësh në vitin 1970.

Madje, Bullgaria është një nga vendet e pakta që ka vizituar zyrtarisht Kim Il Sung në disa raste.

Ish-profesori i tij thotë se Kim Jong-un e njeh gjuhën angleze – ekspertët pretendojnë se ai nuk flet qëllimisht dhe ka një arsye për këtë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ish-profesori i tij thotë se Kim Jong-un e njeh gjuhën angleze – ekspertët pretendojnë se ai nuk flet qëllimisht dhe ka një arsye për këtë! (Foto/Video)

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, një aleat tjetër i rëndësishëm është shteti historikisht i varfër, gjithashtu represiv, Kuba.

Veç këtyre, edhe Siria vlerësohet si një aleate e Koresë së Veriut.

Siria është një nga vendet e pakta që në dekadat e fundit kanë marrëdhënie të mira diplomatike me Korenë e Veriut – të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare në vitin 1966.

Ndërkohë, Koreja e Veriut thuhet se ka dërguar qindra trupa në Siri për t’i ndihmuar ata në luftën kundër Izraelit gjatë luftës arabo-izraelit të 1973.

Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)
Lexo po ashtu Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)

Veç këtyre, kohët e fundit, OKB-ja e akuzoi Korenë e Veriut për të mbështetur programin për armët kimike siriane.

Shumë miq të humbur

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Kina është një aleat i patundur i Koresë së Veriut, por marrëdhëniet e tyre janë gjithnjë e më shumë të “frustruara” në vitet e fundit.

Pas provës së parë bërthamore, Kina ka lëshuar një deklaratë zyrtare se “me vendosmëri kundërshton” testimin, dhe madje edhe në Kombet e Bashkuara votoi për të imponuar sanksione ekonomike kundër Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut është ende një partner tregtar i rëndësishëm, por Kina ka marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike në të gjithë botën.

Megjithatë, Kim kohët e fundit realizoi një vizitë të papritur në Kinë, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Me këtë rast ata thanë se po punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve.

Kur është e nevojshme, ata edhe vrapojnë pas veturës së tij: Kush janë truprojat që “e ndjekin çdo hap” liderin e Koresë së Veriut? (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kur është e nevojshme, ata edhe vrapojnë pas veturës së tij: Kush janë truprojat që “e ndjekin çdo hap” liderin e Koresë së Veriut? (Foto/Video)

Qeveria e Koresë së Veriut dënohet rregullisht dhe mizorisht në Perëndim. Edhe pse zyrtarisht ajo mban marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia nuk është aq miqësore. As një lidhje me BE nuk është shumë më e mirë.

Që nga viti 2015, Koreja e Veriut ka marrëdhënie diplomatike me Paraguain dhe Uruguain, por jo me vendet në mënyrë të konsiderueshme më të zhvilluara dhe ekonomikisht të forta të tilla si Kili dhe Argjentina.

Ajo krijoi marrëdhënie diplomatike me Brazilin, por akti i parë zyrtar i ambasadorit brazilian ishte një protestë kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë së Veriut.

Megjithëse Koreja e Veriut ka marrëdhënie të konsiderueshme tregtare dhe zyrtare me Australinë, asnjëri vend nuk ka përfaqësim diplomatik në tjetrin.

Armiqtë e Koresë së Veriut

Marrëdhëniet e jashtme të Koresë së Veriut janë formuar nga një konflikt me vendet kapitaliste si Koreja e Jugut dhe lidhjet e saj historike me komunizmin.

Qeveritë e Koresë së Veriut dhe të Jugut pretendojnë se ata janë qeveri të gjithë Koresë. Lufta e viteve 50-ta e shekullit të kaluar dështoi për të zgjidhur çështjen, duke e lënë Veriun në një konflikt ushtarak me Korenë e Jugut dhe forcat amerikane në zonën e demilitarizuar.

Në fillim të Luftës së Ftohtë, Koreja e Veriut kishte marrëdhënie diplomatike vetëm me vendet komuniste.

Gjatë dekadave të ardhshme, ajo krijoi marrëdhënie me vendet në zhvillim dhe u bashkua me Lëvizjen e të pa inkuadruarve.

Kur blloku Lindor u shemb nga 1989 në 1991, DPRK u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet diplomatike me kapitalistët e zhvilluar.

Në të njëjtën kohë, pati përpjekje ndërkombëtare për të zgjidhur konfrontimin në gadishullin Korean.

Marrëdhëniet me SHBA-të

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë “zhvilluar” gjatë Luftës së Koresë, por në vitet e fundit janë përcaktuar kryesisht bazuar në gjashtë testet e zhvillimit të raketave me rreze të gjatë, të afta për të goditur objektiva që janë mijëra kilometra larg armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un sapo përfunduan një samit në Singapor, në të cilin ata ranë dakord për të rritur marrëdhëniet dhe nënshkruan një dokument historik që do të çonte në ndryshime të mëdha.

Marrëdhëniet me Korenë e Jugut

Të dy Korejat kanë qenë në luftë që nga viti 1953, dhe tensionet kanë qenë të vështira pas përfundimit të konfliktit.

Pajtimi historik i Koresë së Veriut dhe të Jugut: Kim dhe Moon i japin fund luftës 68 vjeçare (Foto)
Lexo po ashtu Pajtimi historik i Koresë së Veriut dhe të Jugut: Kim dhe Moon i japin fund luftës 68 vjeçare (Foto)

Megjithatë, disa javë më parë, ka pasur një pajtim historik mes dy Koreve, kur udhëheqësit Kim Jong Un dhe Mun Jae In, nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës koreane dhe paqe të qëndrueshme. /Telegrafi/