Sipas raportimeve të së hënës në mëngjes, pronarët e Genoa, 777 Partners janë afër blerjes së skuadrës së Ligës Premier, Everton nga Farhad Moshiri, por çfarë dihet për investitorët e mundshëm deri më tani?
777 Partners u themelua në vitin 2015 nga Steven Pasko dhe Joshua Wander, të cilët mes tyre kanë më shumë se 50 vjet përvojë në sektorin e shërbimeve financiare dhe të dy kanë mbajtur role ekzekutive me firmën e investimeve SuttonPark Capital.
777 e përshkruajnë veten si “një familje me sportdashës të pasionuar dhe punë ekipore të rrënjosur thellë në kulturën tonë” dhe pretendojnë se i ofrojnë rrjetit të tyre të ekipeve sportive “qasje të menjëhershme në një platformë të shkallëzueshme, me shumë klube”.
Përveç tregut sportiv, 777 Partners kanë investuar edhe në industrinë e aviacionit, sigurimeve dhe fintech.
Në vitin 2018, firma e investimeve me bazë në ShBA bëri lëvizjen e saj të parë në pronësi të klubit kur blenë 6 për qind të aksioneve të Sevillas në La Liga.
Në vitin 2020, ata u bënë pronarë të skuadrës së Ligës Britanike të Basketbollit, London Lions dhe bënë një investim në vetë ligën (BBL).
Midis 2021 dhe 2022, investitorët filluan të shtonin gjithnjë e më shumë klube futbolli në portofolin e tyre, duke filluar me Genoan. Rossoblu ranë nga Serie A në fund të sezonit 2021-22, por aktualisht janë të dytët në Serie B dhe duket se do të kthehen në ligën e parë sezonin e ardhshëm.
Në shkurt 2022, 777 Partners blenë 70 për qind të një prej klubeve më të vjetra të futbollit brazilian, Vasco de Gama, përpara se të shtonin Standard Liege në Belgjikë dhe Red Star Paris të Championnat National në listën e tyre.
Më vonë atë vit, firma bëri investime të rëndësishme në skuadrën e Bundesligës, Hertha Berlin dhe skuadrën australiane, Melbourne Victory.
Tani, 777 Partners po i afrohen blerjes së Evertonit, në atë që ka të ngjarë të jetë investimi i tyre më i rëndësishëm nëse do të blejnë të gjithë 94 për qind të aksioneve që zotëron aktualisht Farhad Moshiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-115729-780x439.jpg)
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
![Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-122329-780x439.jpg)
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
![Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-103750-780x439.jpg)
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
![Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-125432-780x439.jpg)
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-140313-780x439.jpg)
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe