Një nënkolonel me lidhje të afërta me Kremlinin, një “gjuetar” i spiunëve dhe një specialist i të dhënave, janë disa nga identitetet e tetë rusëve të dëbuar së fundmi nga Aleanca ushtarake Veri-Perëndimore.
Këta persona që Rusia tha se ishin “diplomatë” në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, në fakt ishin “oficerë të padeklaruar të inteligjencës” që kryenin “aktivitete që nuk ishin në përputhje me akreditimin e tyre”.
NATO kurrë nuk i kishte emëruar ata publikisht, që do të thotë se mund të shkonin në vende të tjera, nën mbulimin diplomatik. Reagimi i Rusisë u pa si një përpjekje për të nënçmuar aleancën.
Tetë diplomat-spiunët rusë ishin Sergei Chesnokov, Oleg Demekhin, Vasily Epishkin, Dmitry Filippenok, Igor Kovalev, Nadezhda Obukhova, Alexander Smushko dhe Stanislav Telegin.
Sipas informacionit të siguruar nga Dossier Center, një organizatë joqeveritare në Londër, Alexander Smushko, i cili është me origjinë estoneze, u diplomua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Informacionit Ushtarak të Universitetit të Ministrisë së Mbrojtjes (VUMO) në Moskë, duke u bërë nënkolonel dhe zëvendësshef i departamentit të VUMO-së.
Smushko i është bashkuar Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU). Para se të vinte në Bruksel, ai punoi si përkthyes personal për ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shefin e forcave të armatosura ruse Valery Gerasimov dhe ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov.
Gruaja e tij Nina, e diplomuar në VUMO, kishte marrë gradën ushtarake të kapitenit dhe kishte punuar gjithashtu si përkthyese për vizitat e oficerëve ushtarakë në VUMO nga Indonezia, Malajzia dhe Venezuela, në të cilat Rusia eksporton armë.
“Ndryshe nga shërbimet perëndimore, në Rusi spiunazhi ka tendencë të ndodhë në familje”, tha një oficer i kundërzbulimit të NATO-s.
Ndërkohë, Dmitry Filippenok mund të ishte dërguar në Bruksel për të spiunuar. Rusia ka rreth 200 diplomatë dhe zyrtarë konsullorë në misione të ndryshme në Bruksel dhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Antwerp.
Sipas profilit të tij në Linkedin, Filippenok zyrtarisht ishte Sekretar i Parë i Zyrës ruse në NATO. Mirëpo, në realitet, ai ishte dërguar në Belgjikë për të kërkuar tradhtarë në radhët e vetë Rusisë.
“Gjuetari” i spiunëve?
Filippenok, i cili dikur jetonte në Shën Petersburg të Rusisë, sipas të dhënave telefonike ruse të ekzaminuara nga Dossier Center, ishte një anëtar i Njësisë 55297 të Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB), e cila është Drejtoria Ushtarake e Kundërzbulimit.
Në shtator 2018, ai mori pjesë në një konferencë mbi misionet paqendërtuese të Bashkimit Evropian të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane. Po ashtu, në prill 2019, ai u regjistrua për të marrë pjesë në një konferencë mbi zgjedhjet evropiane në Parlamentin Evropian të organizuar nga Defend Democracy.
Vasily Epishkin dukej se ai ishte i interesuar për atë që Perëndimi po bënte – Big Data.
Ai u diplomua si toger rezervë në Departamentin 609 të Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI) i cili studioi Informatikë të Aplikuar – sisteme softwerike, sisteme të komunikimit kompjuterik, matematikë të aplikuar, inteligjencë artificiale dhe përpunim i të dhënave.
Epishkin iu bashkua Shërbimit rus të Inteligjencës së Jashtme (SVR). Ai ishte pjesëmarrës në seminarin “Big Data Europe 2017”, së bashku me ekspertë nga BE-ja, SHBA-ja, India dhe Japonia.
Sergei Chesnokov, një tjetër nga tetë spiunët rusë, kishte një sfond të ngjashëm. Përpara se të vinte në Bruksel, ai punoi për Antaris TP, një firmë ruse e lidhur me Kremlinin, e cila krijoi bazat e të dhënave për Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe FSB-në.
VUMO dhe MAI, ku studionin Smushkin dhe Epishkin, janë qendra të njohura rekrutimi për inteligjencën ruse. I tillë është edhe Instituti Shtetëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), ku Stanislav Telegin dhe Oleg Demekhin ishin shkolluar këtu.
“Si rregull, rekrutuesit fillojnë të shikojnë nga afër studentët që nga viti i parë dhe më afër gjatë mbrojtjes së diplomave të tyre, kandidatët ftohen në një bisedë konfidenciale dhe bëhen oferta joshëse për të punuar për të mirën e atdheut”, thekson një burim rus.
Telegin më pas punoi për Departamentin e Financave të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme në misione jashtë shtetit.
Ai dhe Demekin kishin apartamente në komplekset e ndërtuara nga Qeveria ruse në Rublevskoye dhe Michurinsky Prospect të Moskës.
Disa nga fqinjët e tyre ishin gjithashtu oficerë të inteligjencës ose oficerë ushtarakë, zyrtarë qeveritarë dhe punonjës të bankave shtetërore ruse, të cilët u dërguan në ambasada të huaja ose në punë të tilla jashtë shtetit.
Por nëse diplomimi nga VUMO, MAI ose MGIMO dhe të kesh një apartament në Rublevskoye ose Michurinsky ishin pjesë e profilit tipik të spiunit rus, të tjerët ishin pak më lehtë për t’u zgjedhur.
Igor Kovalev ishte një moskovit që punonte për sindikatat e punëtorëve të transportit rrugor përpara se të shkonte të punonte në depon e makinave të Ministrisë së Jashtme ruse.
Dhe Nadezhda Obukhova, e cila kishte qenë një “këshilltare” në Zyrën ruse të NATO-s përpara dëbimit të saj, lindi në një fshat të klasës punëtore pranë Noginskut në Rusinë qendrore.
Obukhova iu bashkua Ministrisë ruse së Punëve të Jashtme dhe më vonë u bë atashe në Ambasadën ruse në Otava të Kanadasë.
Dhe, para se të vinte në Bruksel, në vitin 2006 ajo mori një medalje nga presidenti rus Vladimir Putin për “shërbim në përgatitjen dhe mbajtjen e takimit të G8-së në Shën Petersburg”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti