Ousmane Dembele do të operohet nga mjeki i njohur me nofkën ‘doktori i mrekullive’, Sakari Orava.

Qendra e tij është në Finlandë dhe tashmë lojtari është nisur nga Barcelona drejt vendit skandinav. Por, kush është Orava?


13 3 9836704

Orava në të kaluarën është kujdesur për lojtarë të kalibrit të madh si Pep Guardiola, David Beckham dhe Marco van Basten dhe Barcelona ka raporte të mira me atë.

Ai ka trajtuar shumë lojtarë të Barcelonës kohëve të fundit, përfshirë Thomas Vermaelen.

hi res 12237e4dd99e2e98b5cdd9864d5bb36e crop north

Orava në vitin 2013 kishte folur edhe për kohët kur trajtonte Guardiolan, një nga rastet më të komplikuara që kishte pasur dhe në fund pas katër muajsh spanjolli ishte një gjendje fantastike.

“E kujtoj Guardiolan shumë i përqendruar dhe i shqetësuar. Ai më pyeti me ankth se a do ishte në gjendje të luante përsëri dhe kur i thash se mundej, në sytë e tij mund të shikoje se kjo ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij”.

Finlandezi ka karrierën 47 vjeçare ka qenë mjek edhe i ekipit finlandez në Lojërat Olimpike nga 1988 deri 2000.

902367

Ai është marrë me mbi 20,000 raste gjatë karrierës dhe ka punar edhe me atlet tjerë si: Haile Gebreselassie, Frank Fredericks, Marta Domínguez, Yago Lamela, Martín Berlanas,  Didier Deschamps, Esnaider, Karanka, Woodgate, Leo Franco dhe Oleguer. /Telegrafi/

telegrafi sport app