Gjatë ditës së djeshme, gjiganti metalurgjik “NewCo Ferronikeli”, i vendosur në Drenas, bëri të ditur se konglomerati ndërkombëtar me bazë në Turqi “Yildirim”, ka blerë pronësinë e fabrikës me të gjitha pasuritë dhe pronat përreth, pas një marrëveshjeje me Grupin investues BALFIN nga Shqipëria. Që në komunikimin e parë me publikon grupi investiv turk, ka shfaqur qëllimin e qartë që fabrikën për prodhimin e ferronikelit në Kosovë, ta shndërrojë në një histori suksesi.
Siç ka bërë të ditur kompania, dy grupet e biznesit, së bashku kanë ndërmarrë të gjitha masat që procesi i tranzicionit të pronësisë të kalojë i qetë, pas nënshkrimit të kontratës përmes së cilës “Yildirim” bëhet pronare e plotë e Ferronikelit.
Ferronikeli, ndër vite ka përfaqësuar pjesën më të madhe të eksporteve të Kosovës, duke përbërë 30% të eksporteve të gjithëmbarshme të vendit. Kompania që u themelua në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, ka qenë në vazhdimësi lojtari kryesor në ekonominë e shtetit, duke qenë prodhuesi, eksportuesi dhe punëdhënësi më i rëndësishëm në vend.
Kush është Grupi YILDIRIM?
Në vitin 1963, Garip Yildirim kishte ngritur një kompani modeste për materiale ndërtimtarie të quajtur “GARIP YILDIRIM DHE TË BIJTË” në Samsun të Turqisë. Që nga themelimi në atë vit, kompania është zgjeruar në vazhdimësi përmes ndërmarrësisë dhe inovacionit të pandalshëm, duke u rritur në një shkallë të një grupi që ka kompanive të shumëllojshme si dhe duke u shndërruar në njërin prej gupeve industriale me rritjen më të shpejtë në Turqi.
Nga viti 2008, kur Grupi Yildirim bëri blerjen e parë ndërkombëtare në Suedi, kompania me bazë në Stamboll të Turqisë, u shndërrua në një forcë globale, me veprimtari që shtrihen në nëntë sektorë, në 51 shtete dhe 4 kontinente të botës. Grupi Yildirim punëson rreth 18 mijë njerëz anembanë botës dhe sot është një prej lojtarëve më të rëndësishëm global në sektorët e metaleve dhe minierave, qymyrit dhe koksit, energjisë, plehrave dhe kimikateve, menaxhimit të porteve, transportit dhe logjistikës, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si dhe investime financiare.
Siç është bërë e ditur dhe përmes njoftimit, kompania Yilmaden që vepron nën ombrellën e Grupit Yildirim, tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA. YILMADEN Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.
Plani i Yildirim për Ferronikelin
Në komunikatën njoftuese për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, thuhet se Grupi Yildirim ka një interesim të vecantë dhe një plan konkret biznesi që Ferronikelin ta shndërrojë në njërën prej fabrikave më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Ky plan, për të cilin kompania do të jap më shumë detaje në të ardhmen, do ta shndërrojë Ferronikelin në një prej kompanive më të vlefshme të Grupit Yildirim.
Ekspertiza e gjatë e grupit turk në fushën e metalurgjisë, pritet t’i sjell stabilitetin e nevojshëm kompanisë Ferronikeli, për të cilën parashihen investime të shumanshme që të veprojë e pacenuar në tregun jo edhe aq stabil botëror të Nikelit dhe energjisë elektrike, që për fabrikën është kostoja më e lartë e prodhimit.
Kapacitetet prodhuese të Ferronikelit mund të rriten dhe krahas saj edhe numri i punëtorëve dhe i eksporteve, duke i kontribuar edhe më shumë ekonomisë kombëtare në Kosovë. Grupi Yildirim, përmes nën kompanisë Yildamen, e themeluar në vitin 2014, ka krijuar një bagazh të vlefshëm në sektorin e metaleve dhe minierave, që mund t’i hyj në punë Ferronikelit për një epokë të zhvillimi.
Dhe krejt në fund, Yildirim do ta vazhdojë serinë e investimeve të nisura nga Grupi Balfin që prekin vlerën e rreth 30 milionë eurove, të cilat kanë krijuar impaktin pozitiv për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetin e prodhimit në fabrikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje