‘Kush është gati për këtë?’ – Diona Fona dhe Majk vijnë me duet
Diona Fona dhe Majk janë në përgatitje të bashkëpunimit muzikor, të cilin do ta sjellin në një të ardhme të afërt.
Dyshja do ta kompletojnë projektin e ri edhe në aspektin vizual dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tyre të shumtë.
Përmes një fragmenti të këngës të shpërndarë në profilet respektive në rrjetet sociale, ata i kanë njoftuar fansat e tyre për duetin.
“Kush është gati për këtë?”, është përshkrimi që i ka vënë këngëtarja publikimit të saj duke etiketuar Kastriot Rexhën.
Bashkëpunimi me reperin Art, “Dimër”, është ndër realizimet e fundit muzikore të Dionës që është pritur shumë mirë nga fansat, derisa Majk në muajin e kaluar publikoi këngën “Para se me shku”. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































