Felix Magath është zgjidhja numër një e FFK-së për përzgjedhës te Përfaqësuesja e Kosovës.

Sot në një konferencë për media, kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i deritashëm, Bernard Challandes, konfirmuar ndarjen me marrëveshje mes palëve.


Puna për përzgjedhës të ri në FFK kishte filluar para një kohe, pasi rezultatet e Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Botëror ishin të dobëta.

bernard

Gjermani Felix Magath, tani 68 vjeç, është zgjedhja numër 1 në FFK dhe bisedimet më të kanë filluar para një kohe.

Kush është Felix Magath?

Magath ka qenë fillimisht një futbollist i spikatur, duke bërë karrierë te klubi i njohur gjerman Hamburg, ku luajti për 10 vite, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm.

Ai u shpall kampion me Hamburgun tri herë, ndërsa fitoi edhe Ligën e Kampionëve, atëherë Europian Cup në sezonin 1982/83.

484c08 1f80fe6ade7d4df991bdfaedcdc3f718

Madje në finale ndaj Juventusit ai shënoi golin e vetëm të atij takimi që u mbyll 1-0.

Ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm edhe i Gjermanisë Perëndimore, duke luajtur 43 ndeshje dhe shënuar 3 gola.

3w993qhighc0.bild

Magath fitoi Kampionatin Evropian si lojtarë dhe ishte në dy finale të Kampionatit Botëror.

Karriera si trajner

Sikurse futbollist ai ka qenë po aq i suksesshëm edhe si trajner duke drejtuar klube si Hamburg, Nurenberg, Ëerder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stutgart, Bayern Munich, Wolfsburg, Schalke dhe Fulham,

Klubi i tij i fundit ishte ai kinez Shandong Luneng në vitin 2017.

item 15 8321

Si trajner ai ka fituar tre tituj të kampionit, dy me Bayern Munich dhe një me Wolfsburg.

Në vitrinën e tij ai ka edhe dy Kupa të Gjermanisë, ndërsa tri herë është zgjedhur si trajneri i vitit në vendlindje (2003,2005, 2009). /Telegrafi/

telegrafi sport app