LAJMI I FUNDIT:

Kush është e dashura e Bukayo Saka dhe sa kohë ka që është në lidhje me yllin e Anglisë dhe Arsenalit?

Kush është e dashura e Bukayo Saka dhe sa kohë ka që është në lidhje me yllin e Anglisë dhe Arsenalit?

Bukayo Saka ka qenë një nga lojtarët e Anglisë që ka shkëlqyer në Euro 2024.

Ylli i Arsenalit është në lidhje prej kohësh me partneren e tij, Tolami Benson, e cila e ka ndjekur atë në çdo ndeshje të Kampionatit Evropian.

Kush është e dashura e Bukayo Saka, Tolami Benson?


Tolami Benson është 23-vjeçe, një vit më e madhe se i dashuri i saj, Bukayo Saka.

Benson, e cila ka 149 mijë ndjekës në Instagram, është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan fotografi të ndryshme, e në të shumtën e rasteve shfaqet krah yllit të futbollit.

Ajo është gjithashtu një tifoze e Gunners, që ka postuar foto edhe me fanellë e duke i përcjellë ata.

Foto: Instagram

Sa kohë janë bashkë?

Dyshja mendohet se kanë filluar të takohen në fund të vitit 2020, por e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre deri vonë.

Ata nuk ndajnë foto të tyre së bashku, madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Thashethemet për romancë nisën kur Benson hodhi në Instagram një foto me dikë me maskë, në vitin 2021.

Romanca e tyre u zbulua më vonë nga fansat në shkurt 2022, kur dyshja ndanë foto individuale të tyre në një jaht në Dubai.

Foto: Instagram

Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lidhjen e tyre.

Tolami ka mbështetur të dashurin e saj në Euro 2024 teksa ajo është parë mes turmës.

Foto: Instagram

Bukuroshja ka qenë e ulur krah të tjerëve, si Megan Pickford, e cila është e martuar me portierin anglez, Jordan Pickford.

Tolami punon në Marrëdhënie me Publikun. Ka studiuar në Birmingham City University dhe ka diplomuar në të njëjtën fushë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori