Kush është i dashuri i përfolur i Bella Hadid, Marc Kalman?

Bella Hadid së fundmi ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Marc Kalman.
Por, pak dihet rreth asaj se kush është Marc - çfarë bën dhe cili është profesioni i tij?
Kalman thuhet se punon si drejtor arti dhe ka bashkëpunuar me të tjerët si Travis Scott dhe Kng Kng Records.

Por ai gjithashtu ka bërë projekte në sferën e industrisë së modës, duke dizajnuar artin e logos për ‘Made Fashion Week’ dhe markën e modës ‘A Bathing Ape’. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në një fushatë të syve ‘Smoke x Mirrors’ dhe punoi si një ‘asistent i modës’ për New York Times dhe T Magazine.

Kalman është shumë privat për jetën e tij personale dhe nuk ka llogari publike në rrjetet sociale.
Por Instagrami i tij ka një numër ndjekësish të profilit të lartë - përveç Hadid - si Virgil Abloh, Diplo dhe Fai Khadra.

Hadid, 24 vjeçe, filloi lidhjen me artistin në fillim të muajit qershor kur ata u fotografuam së bashku në një darkë romantike. Ata u prezantuan përmes miqve, sipas The Sun.
Marrëdhënia e tyre mesa duket filloi pas ndarjes nga i dashuri i saj, The Weeknd. /Telegrafi/



















































