LAJMI I FUNDIT:

Kush është Butrint Batalli?

Kush është Butrint Batalli?

Lindur në Gjakovë, ndërmarrës i suksesshëm dhe përfaqësues i përkushtuar i sektorit privat në Kosovë dhe më gjerë.

I pajisur me një përvojë profesionale 20-vjeçare duke punuar me institucionet private dhe publike të Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe shoqata biznesi. Këshilltar dhe ligjërues i palodhur.


Butrint Batalli është diplomuar në Ekonomi, është pajisur me Gradën Master për Diplomaci dhe është aktualisht kandidat për Doktoraturë në fushën e menaxhimit.

Rrugëtimi i tij në politikë mori hov bashkë me dëshirën për të kontribuar për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, për të forcuar ekonominë e lirë të tregut, për t’i dhënë ndihmën e nevojshme sipërmarrësve kosovarë, që të ecin në rrugën e sigurtë të ekonomisë së tregut dhe të ndjehen të mbrojtur, mes zbatimit të ligjeve, që synojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme.

Njohës i shkëlqyer i ndërmarrësisë, realizues idesh të fillesave të biznesit dhe entuziast i paepur për t’u dhënë atyre sukses.

Ai ka qenë zëvendëskryetar dhe anëtar bordi i Këshillit të Konsulentëve për Biznes, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Plastikës, Kryetar i Fondacionit Rotary për Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe kryetar i Këshillit Profesional të Standardizimit të Kosovës.

Beson fort në forcën e sipërmarrësve kosovar dhe angazhohet me zemër, për çdo mundësi që krijon një shpresë.

I bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, për një frymë të re që e ka të nevojshme jeta politike në Kosovë, jeta sociale, e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Butrintin e karakterizon profesionalizmi, energjia pozitive, përvoja dhe mbi të gjitha, atdhedashuria. E gjen vlerën më të madhe të Kosovës tek rinia, dhe asaj i është dedikuar fort me veprime që kanë lënë gjurmë në jetën arsimore të studentëve, kur kushtet e pafavorshme për të vazhduar studimet kishin epërsi. Nismëtar i ndihmës ndaj studentëve të shkëlqyer, ku njihet si themelues i Fondit të Bursave, e bashkë me kolegë dashamirës realizuan shumë ëndrra për edukim gjatë këtyre viteve.

Është bashkëshort i përkushtuar dhe baba i lumtur i tre vajzave.

Vjen në këto zgjedhje me principe të forta, duke vënë në shërbim të njerëzve, cilësinë e bukur të integritetit, të faqes së bardhë, dëshirën patriotike për begati dhe domosdoshmërinë e ngutshme për cilësi jete të çdo zemre që rreh në Kosovë.

Votoni PDK 112

Nr 13. #butrintbatalli