Muajin e shkuar ‘The Daily Star Sunday’ pati raportuar dyshimet se “dëshmi të reja, të pazbuluara” janë duke u vlerësuar për të zbardhur vrasjen e Jill Dando, më 1999.
Tash hetues serbë kanë thënë se duan të dinë nëse vrasja e saj ka lidhje me me një vrasje tjetër gati identike të gazetarit serb Slavko Çuruvina, pak ditë më herët.
Ata besojnë se këto vrasje mund të jenë të lidhura, pasi disa ditë para vrasjes, Dando bëri thirrje publike në televizionin BBC që t’u dilet në ndihmë refugjatëve të Kosovës, ndaj policia kishte dyshuar fillimisht se mund të ishte vrasje për hakmarrje.
Çuruvina u vra më 11 prill 1999, ndërsa Arkan – që ishte në listën e më të kërkuarve të Interpol dhe besohet të ketë porositur vrasjen e tij – u vra në Hotel ‘InterContinental’ në Beograd në janar të vitit 2000.
E veja e tij, Branka Prpa ka theksuar ngjashmëritë mes vrasjes së të shoqit dhe të gazetares Dando.
“Mendoj që kanë lidhje këto vrasje. Slavko nisi të binte për toke dhe kur u ktheva për të parë se çfarë po ndodhte, u godita me një armë në kokë. Derisa po bija për toke, pash një person me një pallto të zezë dhe një kapelë. E kur u shtriva për toke përkrah Slavkos, ky person e qëlloi atë në kokë”, tha ajo.
Zyrtarët serbë kanë shprehur dëshirë të flasin edhe me ish komandantin e Skuadrës Ajrore, John O’Connor për pretendimet e tij se “pista të qarta hetimi” qenë injoruar, transmeton Klan Kosova.
O’Connor ka thënë se ka informata për njeriun në të zeza që është parë të qëndrojë me telefon në dorë para shtëpisë së Jill në Fulham.
Ai beson se personi ishte vrasës serik dhe një nga dy të angazhuarit për ta përcjellë yllin televiziv.
“Personi i identifikuar ka qenë një dëshmitar i rëndësishëm. Por policia mbylli sytë para gjithçkaje porsa e kapën të gjorin Barry George”, ka thënë O’Connor.
George, 56-vjeç, u arrestua në vitin 2000 dhe u dënua për vrasjen e Jill, korrikun e vitit 2001. Ai u shpall i pafajshëm më 2008.
Reporterja Jill u vra më 26 prill, 1999. Ajo u shty për toke në prag të derës së shtëpisë së saj dhe u qëllua në kokë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës