LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila thotë se gjatë këtij viti janë miratuar 102 projektligje: Kodi Civil në procedurë vitin tjetër

Kusari-Lila thotë se gjatë këtij viti janë miratuar 102 projektligje: Kodi Civil në procedurë vitin tjetër

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lavdëruar punën e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij viti.

Shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka thënë se gjatë vitit 2022 janë miratuar 102 projektligje, në të dyja leximet.

Gjithashtu sipas saj, gjatë këtij viti Kuvendi ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës në vlerën prej 3.2 miliardë eurove.


“Kuvendi ka ratifikuar 27 marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa, në Kuvend janë parashtruar 239 pyetje parlamentare, 97 prej të cilave janë nga deputetët e Vetëvendosjes. Grupi ynë parlamentar ka pasur tri nisma ligjore. Kuvendi ka pasur mbarëvajtjen më të mirë ndonjëherë në raport me takimet e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim”, ka thënë Kusari-Lila.

Sa i përket Kodit Civil, ajo ka bërë të ditur se është në procedurë për vitin 2023.

“Ka pasur diskutime të shumta, por besoj se flasim për një dokument shumë të rëndësishëm në raport me rregullimin e jetës së qytetarëve. Jam e bindur se do të kemi një proces të suksesshëm”, është shprehur tutje Kusari-Lila para gazetarëve.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se në legjislaturën aktuale po bëhet punë më produktive në krahasim me legjislaturat e kaluara.

“Është puna më e mirë që është bërë në miratimin e ligjeve krahasuar me legjislaturat e kaluara. Puna kryesore në Kuvend është ajo që bëhet në komisione që shpeshherë është jomjaftueshëm publike. Gjatë këtij vitit janë trajtuar 213 projektligje në Komisione. Kemi pasur raportime të ministrave e drejtuesve të institucioneve të Kosovës”, është shprehur Rrustemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori