LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Rrëzimin e Qeverisë do ta mbështesin edhe deputetët e pozitës

Kusari-Lila: Rrëzimin e Qeverisë do ta mbështesin edhe deputetët e pozitës
Foto: Arkiv

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një interviste për “Zërin” është shprehur e bindur se iniciativa e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të jetë e suksesshme, pasi kjo do të përkrahet edhe nga disa deputetë të pozitës.

Lista e dështimeve të qeverisë “Haradinaj” është e gjatë dhe kësisoj ka shumë arsye që Qeveria të ndërrohet. Kështu vlerëson deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një intervistë për gazetën “Zëri” është shprehur optimiste se mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë do të jetë efektiv. Ajo pret që kësaj nisme t’i bashkohen edhe deputetë të pozitës, të cilët janë të pakënaqur me veprimet e Qeverisë aktuale.

Kusari pranon se edhe pse kanë disa mospajtime me deputetin tjetër të partisë Ilir Dedën, ekziston pajtim i plotë brenda Alternativës për të votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Por në rast të mocionit të suksesshëm Kusari-Lila pohon se nuk kanë vendosur se me cilën parti do të bëjnë koalicion, ndonëse gjatë kësaj legjislature Alternativa ka pasur koordinim të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje.


“Alternativa bashkëpunon me të tria partitë opozitare, me LDK-në, LVV-në dhe me PSD-në. Kohëve të fundit kemi pasur përafrim me LVV-në, por gjithashtu në vazhdimësi koordinim edhe me partitë tjera. Ende nuk ka ndonjë vendim final për koalicion të mundshëm me partitë opozitare”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori