LAJMI I FUNDIT:

Kurtolli: Prishtina ka humbur shumë pa stadium, deshëm të luajmë në kryeqytet shkaku i sigurisë 

Kurtolli: Prishtina ka humbur shumë pa stadium, deshëm të luajmë në kryeqytet shkaku i sigurisë 

Në emision ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

Kurtolli ka folur për gjendjen e klubit prej largimit nga stadiumi dhe kërkesën e tyre për tu kthyer që të luajnë.


Sipas tij kjo është bërë për shkaqe sigurie.

“Duhet ta tregojmë kronologjinë e ngjarjeve në dy vitet e fundit. Ne kemi mbet pa stadium tash e dy vite. Kanë qenë data që janë caktuar nga investitori, që do të përfundojnë, por janë zvarritur, një vit, një vit e gjysmë, e tash i dyti”.

“Prishtina ka qenë në situatë të palakmueshme, ku 29 ndeshje i kemi zhvilluar jashtë shtëpisë, edhe pse e themi me mburrje qe Prishtina është klub i gjithë Kosovës. Kemi pasur dëm të madh financiar, sidomos në këto dy vitet e fundit ku futbolli është bërë interesant”.

“Kemi kontratë deri në vitin 2022 që ta menaxhojmë stadiumin, por e kemi lëshuar tash e dy vite në qershor bëhen, që të përfitojë qyteti, të përfitojë Kosova”.

“Ndeshja e fundit, për fat ndodhi që vendi i parë dhe i dyti ta përcaktojnë kampionatin. Ne bëmë kërkesë që kjo të zhvillohet në Prishtinë për shkaqe sigurie”.

“Arsyeja se i vetmi stadium që i plotësonte të gjitha kushte sa i përket sigurisë ishte ky. Në takimin e fundi ku që ishim, ku raportoi punë-kryesi u tha se punët në veri, jug dhe lindje janë kryer. Vetëm tulatet nuk kanë qenë të kryera. Por asnjë stadium përveç Adem Jasharit nuk ka tualet në Superligë”.

“Njëri nga investitorët (Komuna e Prishtinës) ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet. Në mbledhje ishte Ariani që reagoi dhe tha se këtu nuk ka rrymë, nuk ka ujë dhe nuk mund të zhvillohet.  Ne e pamë që nuk është disponimi aty”..

“Ne donim që në këtë ndeshje të vinin edhe tifozët e Dritës që janë fantastik dhe të kishte siguri dhe vizualisht ndeshja të dukej bukur”, ka thënë Kurtolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori