LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend

Nga nesër nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend
Foto: Ilustrim

Nga dita e mërkurë, për dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj duke shtuar se, operatorët presin të mbështetën nga institucionet për shkak të humbjeve nga pandemia COVID-19.

“Kështilli drejtues i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ka marr vendim që të hyjë në grevë, përkatësisht protestë për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për mbështetje, përkatësisht subvencionim të operatorëve rrugorë. Andaj, në zbatim të këtij vendimi, nga nesër [e mërkurë] operatorët e transportit të udhëtarëve do të hyjnë në grevë për dy ditë dhe nuk do të kenë mundësi që udhëtarët të udhëtojnë nëse nuk zbatohet marrëveshja”, tha Kurtishaj.


Ai ka shtuar se, nëse Qeveria e zbaton marrëveshjen atëherë do të pezullohet greva.

“Autobusët do të qëndrojnë në perone por nuk do të lëvizin në drejtim të Prishtinës apo prej qytetit në qytet. Ndërkaq, Këshilli Drejtues nesër [e mërkurë] e ka një takim për të përcjellë gjendjen. Ndoshta, qeveria do të reflektojë dhe nëse kjo ndodhë, atëherë ne grevën e pezullojmë, por nëse qeveria nuk reflekton greva është e pashmangshme”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë

Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë

Ekonomi
Kalo në kategori