Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, vizitoi kampin veror të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me stafin e SOS Fshatrat, Kurti u njoftua rreth qëllimit dhe rezultateve të Programit të Fuqizimit të Familjes, rreth mbarëvajtjes së punëve në përgjithësi, si dhe aktiviteteve në kuadër të kampit veror dhe organizimet e ndryshme në SOS Fshatrat.
Programi i Fuqizimit të Familjes zbatohet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Graçanicë dhe qëllim ka fuqizimin e familjeve për të parandaluar braktisjen. Programi punon direkt me familjet në katër shtylla kryesore: prindësi të mirë, edukim, shëndetësi, përkrahje psikosociale dhe fuqizim ekonomik. Familjet që janë pjesë e programit të Fuqizimit të familjes janë familje, të cilat ballafaqohen me shumë sfida dhe si rezultat i sfidave, janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.
Një familje qëndron në programet e SOS prej tri deri ne pesë vite dhe gjatë kësaj kohe mbështetet në vazhdimësi nga stafi i përgatitur dhe professional. Momentalisht Programi i Fuqizimit të familjes mbështet rreth 900 përfitues prej të cilëve 661 fëmijë dhe të rinj dhe familjet e tyre. Ndërsa, përgjatë tri viteve të fundit, 92 familje me mbi 200 fëmijë në rrezik, kanë dalë nga programi si familje të fuqizuara, të cilat falë programit të fuqizimit të familjes mund t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ngrohtësinë e familjes dhe t’i përkrahin në zhvillimin e potencialit të tyre të plotë.
Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij programi dhe përgëzoi stafin për punën dhe kujdesin e vazhdueshëm që kanë për fëmijët.
Gjatë bisedës me stafin ai nënvizoi miratimin në dhjetor të vitit të kaluar të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare, ligj ky, i cili do të fuqizojë përkrahjen për fëmijët që përkujdesjen e gjejnë në SOS Fshatrat.
Ai gjithashtu u shoqërua me fëmijët që po marrin pjesë në këtë kamp veror, nga të cilët pranoi edhe një dhuratë simbolike punëdore.
Kampi veror, i organizuar në kuadër të Qendrës Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje, nën moton “Një verë me shumë ngjyra”, u vlerësua i suksesshëm. Në të kontribuuan donatorë dhe vullnetarë të shumtë që e bënë të mundur një javë plot argëtim, lojëra dhe kujtime të bukura për fëmijët pjesëmarrës, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?