Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shkruar letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles, të cilët i ka informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re.
Kurti ka falënderuar Borrellin për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë, transmeton Telegrafi.
“Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi zotuar në mënyrë të pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete të ndërlidhura të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i plotësojmë gjersa vazhdojmë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.
Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Borrellit.
Ndërsa, në letrën drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kurti ka shkruar se mezi pret të punojnë bashkë për të thelluar partneritetin.
“Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Ne mbetemi të bindur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte përfitues jo vetëm për këtë rajon, por edhe për vet BE-në. Mezi presim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar partneritetin tonë, rritjen e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, dhe për çështjet e tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar Kurti në letrën drejtuar Ursula von der Leyen.
Lexoni letrat e plota:
Shkëlqesisë së Tij, Josep Borrell Fontelles,
Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian
I nderuari z. Borrell,
Po ju shkruaj për t’ju informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që të ritheksojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta që i kemi.
Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi zotuar në mënyrë të pakompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete të ndërlidhura të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i plotësojmë gjersa vazhdojmë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.
Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon.
Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht ne do t’i heqim tarifat mbi lëndën e parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës. Ftojmë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi për të siguruar që të dy palët t’i respektojnë zotimet e tyre në marrëveshjet ekzistuese dhe në ato të ardhshme.
Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me përfaqësuesit e BE-së për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.
Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE-në në çdo nivel, veçanërisht në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje e cila sjell paqe të qëndrueshme për rajonin, zhvillim
Shkëlqesia e saj, Ursula von der Leyen
Presidente e Komisionit Evropian
E nderuar Shkëlqesia juaj,
Siç edhe jeni në dijeni, në muajin shkurt të këtij viti qeveria ime ka marr detyrën në Republikën e Kosovës. Po ju shkruaj me qëllim që të ju informojmë në lidhje me objektivat dhe qëllimet e qeverisë tonë të re. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që të riafirmojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta.
Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi të pakommpromis në përkushtushtimin tonë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete ndërlidhura me njëra tjetrën të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t`i plotësojmë në rrugën tonë drejt integrimit Evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.
Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon
Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht do t’a heqim tarifën në importet e lëndës së parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për të punuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se ky vendim do të hasë në vendim reciprok nga Serbia; ne presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jo-tarifore për tregti me Kosovën si dhe t’i japë fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës.
Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet e kërkuara në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me diplomatët tuaj për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.
Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Ne mbetemi të bindur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte përfitues jo vetëm për këtë rajon, por edhe për vet BE-në. Mezi presim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar partneritetin tonë, rritjen e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, dhe për çështjet e tjera të interesit të përbashkët.
Sinqerisht,
Albin Kurti
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare: Të kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Dy të arrestuar në Lipjan për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali