LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon sa projektligje i miratoi sot Qeveria

Kurti tregon sa projektligje i miratoi sot Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar 23 projektligje dhe 1.7 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në secilën mbledhje po përmirësojmë dhe avancojmë kornizën tonë ligjore duke miratuar projekligje të reja dhe plotësuar e ndryshuar ato aktuale”.

“Sot kemi miratuar plot 23 projektligje. Tre sosh që rregullojnë të drejtën e pronësisë industriale dhe përcaktojnë standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, kurse 19 tjera janë harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje për të mundësuar zbatimin e plotë të sanksioneve kundërvajtëse në institucionet bujqësore. Një projektligj me rëndësi të veçantë e që e miratuam sot është ai i marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti. Përmes këtij projektligji do të avancojmë diplomacinë ushtarake në funksion të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare sikurse ajo e Kartës së Adriatikut”, ka shkruar Kurti, përcjell Telegrafi.


Më tej, Kurti ka thënë se “për dëmet në bujqësi të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ndamë edhe 1.7 milionë euro në 29 komuna”.

“Ky është vendimi ynë i dytë për kompensimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore. Deri më tani kemi ndarë 3 milionë euro për këtë qëllim. Ndërkaq përkrahja për fermerët në këtë vit kalendarik ka arritur vlerën mbi 50 milionë euro”.

Ai gjithashtu thotë se kanë shfuqizuarvendimin për vazhdimin e mandatit të kryeinspektorit të Inspektoriatit të Tregut.

“Në këtë mbledhje të 45-të bëmë edhe përgatitjet e fundit për mbledhjen e shtatë të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duke i rekomandur Presidentes së vendit autorizimin e nevojshëm për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për sigurimet shëndetësore”.

“Nesër vazhdojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të prezantuar, diskutuar dhe miratuar Buxhetin për vitin 2022, për t’u angazhuar çdo ditë e më shumë në zbatimin e programit qeverisës dhe plotësimin e zotimeve tona para qytetarëve”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori