LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar – e quan më të rrezikshme luftën hibride

Kurti thotë se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar – e quan më të rrezikshme luftën hibride

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në diskutimin me temë “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”, në kuadër të Konferencës për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.

Gjatë këtij diskutimi Kurti tha se kemi një mbrojtje solide por jo të mjaftueshme sa i përket sulmeve kibernetike.

“ Besoj që e kemi një mbrojtje solide por jo të mjaftueshme. Kemi pasur dy raste më të theksuara të sulmeve DIDOS në serverët e qeverisë dhe ia kemi dalur përkundër pengesave që na kanë shkaktuar. Pra nuk kanë arritur të depërtojnë në sistem, të na dëmtojnë sistemin mirëpo na e kanë vështirësuar funksionimin”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se sulmet kibernetike nuk janë vetëm të tilla që duan të të dëmtojnë apo të vjedhin, por kemi edhe sulmet në kuadër të luftës hibride.

“Ne po marrim mësime dhe nga rasti i Shqipërisë, por nuk janë sulmet vetëm të tilla që duan të të dëmtojnë apo të vjedhin, ka edhe sulme në kuadër të asaj që po quhet lufta hibride pra depërtimi me qerek të vërteta, me lajme të rrejshme e shpesh herë edhe me histori të rrejshme të cilat nga qendrat e caktuara bëhen publike”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në njërën anë kemi sulmet kibernetike mbi sistemet qeveritare e jo vetëm dhe në anën tjerër kemi edhe ato të cilat janë sulme që nuk kanë qëllim rënien e sistemit por deformimin e opinionit.

Ai ka thënë se adresimi i rrezikimit të sigurisë kibernetike kërkon bashkëpunim me aleatët.

“Digjitalizimi kontribuon për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Kemi zhvilluar një udhërrëfyes strategjik për digjitalizimin. Progresi ynë i transformimit digjital është njohur në indeksin e pjekurisë së Bankës Botërore, ku Kosova është ngritur nga grupi C në B. Sulmet kibernetike kanë potencial të bëjnë dëme të konsiderueshme deri në rrezikim të sigurisë kombëtare. Kemi pasur disa sulme në sistemin tonë qeveritar. Dezinformimi është shfaqur si rrezik që ka mundësi të krijojë rreziqe të mëdha për shoqëri. Adresimi i rrezikimit të sigurisë kibernetike kërkon bashkëpunim me aleatët dhe krijim të urave me palët e interesit. Kjo siguri kibernetike është e rëndësishme për Qeverinë në muajt në vijim”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori