Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi sot se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin.
Haradinaj në reagimin e tij ka shkruar se mijëra njerëz kanë braktisur Kosovën veç në 4 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.
“211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës. Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës”, thotë ai.
Tutje, ai ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se Qeveria po vazhdon me sjelljet e papërgjegjshme.
“Qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres. Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë”, ka theksuar kreu i AAK-së.
Ndryshe, sot kryeministri Kurti deri sa foli për liberalizimin e vizave për Kosovën, theksoi se pikërisht ashtu siç e kishin paraparë, liberalizim i vizave për Kosovën nuk e ka rritur migrimin, por sipas tij, përkundrazi ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.
“Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizim i i vizave për Kosovën nuk e ka rritur migrimin, përkundrazi ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen. Me këtë rast bëj thirrje edhe një herë mërgatës tonë që për dallim prej para tri dekadave kur ju thoshim kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve