Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të mbajë një takim online në Universitetin e Harvardit.

Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, të cilët e kanë ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për një bisedë në Universitetin Harvard, në bashkëpunim me Harvard Institute of Politics dhe Harvard Kennedy School, transmeton Telegrafi.


Sipas njoftimit, biseda do të moderohet nga profesori i njohur i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare, ambasadori Nicholas Burns, transmeton Telegrafi.

Screen Shot 2020 05 15 at 7.04.09 PM

Biseda do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin You Tube të Shoqatës së Studentëve të Harvardit live në orën 12:00 të Bostonit, ndërsa në Kosovë i bie të transmetohet në ora 18:oo.

Për më tepër, studentët, pedagogët, studiuesit dhe të ftuarit e tjerë të Harvardit do të jenë në gjendje t'i bëjnë kryeministrit pyetje gjatë këtij aktiviteti./Telegrafi/