LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, folën për rolin dhe rëndësinë e mërgatës

Kurti takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, folën për rolin dhe rëndësinë e mërgatës

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeshefin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, David Harris.

Kurti dhe Harris diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të komunitetit shqiptar dhe hebraik në botë, e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për mënyrat dhe praktikat e mira të organizimit të mërgatës në tërheqjen e investimeve nga jashtë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit Kurti ka folur për vendimet dhe planet e qeverisë për përfshirjen sa më të madhe të mërgatës në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Ai tha se brenda 100 ditëve të qeverisë tashmë janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme në këtë drejtim, sikurse ai për fillimin e emetimit të bonove të diasporës dhe miratimit të projektligjit për Gjykatën Komerciale. Që të dy këto vendime, sipas tij, në shërbim të nxitjes së investimeve të bashkatdhetarëve në vend.

Muajin e kaluar, kryeministri Kurti kishte pritur në zyrën e tij Drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik në Jerusalem, Avital Leibovich, me të cilën po ashtu kishte folur për rolin e mërgatës. Ajo kishte premtuar angazhim për të lobuar në kompani të ndryshme izraelite që të mund të orientojnë investimet e tyre në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori