LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi afaristët, Kelmendi: Diskutim i frytshëm në mbështetje të prodhuesve vendor

Kurti takoi afaristët, Kelmendi: Diskutim i frytshëm në mbështetje të prodhuesve vendor

Kryeministri Albin Kurti gjatë të martës kishte takuar disa nga afaristët vendor.

Pas këtij takimi afaristi Ramiz Kelmendi ka treguar se diskutimi me Kurtin ishte i frytshëm në mbështetje të prodhuesve të Kosovës.

“Një takim i frytshëm me temë për mbështetje të vazhdueshme dhe më të qëndrueshme për prodhuesit e vendit, e me mundësi që këta prodhues të mbështeten edhe në tregjet e rajonit”, ka njoftuar Kelmendi në profilin e tij në Facebook.


“Në takim u ngritë edhe çështja dhe rëndësia që qytetarët do e kenë fjalën e fundit në këtë drejtim duke konsumuar dhe përdorur prodhimet vendore”, përfundon ai. /Telegrafi/