Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Ky ishte takimi i parë njoftues ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Përfaqësuesit Special, Eirik Nestås Mathisen. Takimi i sotëm njëkohësisht ishte edhe takim lamtumirës me përfaqësuesin e deritanishëm Special të Norvegjisë, Haakon Blankenborg, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Duke shprehur kënaqësinë për takimin me të dy përfaqësuesit, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.
Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale dhe temat me interes të përbashkët. Kryeministri theksoi se Marrëveshja Tregtare mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ku përfshihet Norvegjia, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale.
Kryeministri i ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri, Mathisen, dhe e falënderoi emisarin Blankenborg për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet