Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski ka folur për takimet që zhvilluan sot në kuadër të takimit ndërqeveritar.
Kurti u shpreh edhe njëherë se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë mosmarrëveshje por komunikim të vazhdueshëm e të gjerë.
Kurti u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar çështjen e gjuhës shqipe në takim me kryeministrin Mickoski. Lidhur me këtë temë kryeministri u shpreh se me çfarë kam kuptuar unë kjo është çështje është në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhëve janë dërguar tek komisioni i Venecias.
“Këto tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni që të sqaroj. Nuk ka në Maqedoni ligj për përdorimin e gjuhës shqipe e nuk ka pasur as në të kaluarën, ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se duhet të presim të gjithë për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje që nuk bënë as përjashtime e as diskriminim që e respekton shumëgjuhësin që ekziston në Maqedoninë e Veriut.
“Në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për shkëmbimet tregtare derisa shtoi se ato po rriten ndër vite, dhe krahasuar me vitin e parë parandemik 2019, janë rritur për 75% eksportet e Kosovës.
“Unë jam shumë optimist që do ta arrijmë gjysmë miliardishin. Kosova po ka gjithnjë e më shumë sukses me eksportin e industrisë së lehtë, pasatja pijet dhe ushqimi, përpunimi i lëkurës dhe tekstili në veçanti përpunimi i drurit dhe metalit. Importojmë edhe mallra të ndryshme nga Maqedonia e Veriut”, tha Kurti.
Kryeministri tutje foli edhe për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën.
“Sa i përket tunelit ai pritet të filloj së shpejti, marrëveshjet janë miratuar, buxheti është ndarë. Ka filluar ndërtimi i rrugës nga ana e Kosovës, projekti i tunelit pritet të përfundojë së shpejti, projektin e dizajnin do ta bëjë pala maqedonase”, tha Kurti.
Kurti u pyet edhe për dallimet ndëretnike nëse mund të shkaktojnë konflikt, derisa u shpreh se nuk e beson një gjë të tillë.
“Nuk besoj që dallimet ndëretnike shkaktojnë konflikt, mund të ketë qendra politike që për pushtet, hegjemoni, për dominim për shtypje përdorin dallimet etnike, por dallimi etnik si i tillë nuk shkakton konflikt. Gjithandej nëpër Ballkan kemi duke punuar punëtorët e kombeve të ndryshme. Nuk besoj që në Ballkanin tonë ka pikëpamje të tilla që mund ti bëjnë dallimet ndëretnike konflikte. Mund të ketë dëshira, por nuk besoj që ka më pikëpamje të tabuluara siç ishin në vitet e 90, ku u ekspaltuan sidomos nga Beogradi zyrtar dallimet ndëretnike për të shkaktuar luftërat e përgjakshme që synonin të krijonin”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare