Kurti: Pasdite do t'i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes solemne të Qeverisë për shënimin e Epopesë së UÇK-së, para gazetarëve ka thënë se pasdite do t’i vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai tha se uron që do të kenë edhe një kandidatë tjetër për president në mënyrë siç tha “ta përmbushi, kërkesën kushtetuese”.
"Tash e kemi dhe një seancë solemne pastaj e kemi dhe parakalimin e FSK dhe pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin. Urojmë, besojmë dhe shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën Kushtetuese”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, një ditë më parë Lëvizja Vetëndosje ka propozuar si kandidat për president, Glauk Konjufcën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































