Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se investimet në ekonomi janë bërë varësisht nga përmasat e keqpërdorimeve të mundshme dhe jo nga nevoja e qytetarëve dhe nevoja për zhvillim ekonomik.
Kurti para studentëve të Kolegjit AAB, tha se VV ka një program politikë por edhe ekonomik zhvillimore dhe i cili e vë theksin te e ardhmja, me që rast e kaluar shërben si retrovizor, që ta dimë që nga vijmë, në mënyrë që të ecim më mirë dhe më suksesshëm.
Ai në ligjëratën “Sfidat e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha se nuk mendon që shteti duhet të jetë dirigjues në ekonomi dhe as në treg, por njëkohësisht nuk mendon që edhe shteti duhet të jetë tërësisht spektator.
“Shteti i Kosovës paradoksalisht është si një lloj burojë për punësim por e cila të gjen vend pune vetëm në buron për punësim, që është vetvetja, pra shkon aty që të gjesh një vend pune dhe punësojnë në byron e cila do të duhej të gjente vend pune gjetiu por ja që nuk e bën, prandaj e kemi një papunësi të madhe dhe na kanë kollapsuar ndërmarrjet publike dhe në anën tjetër kemi një administratë enorme me një qeveri e cila është e keqe po aq sa është e madhe. Në këtë kuptim unë besoj që duhet ta vënë theksin te cilësia e jo tek rehatomi partiak, familjare e të tjera, meqë rast e shumë përkohësisht në vende të caktuara pakënaqësinë“, ka thënë ai.
Kurti përmendi edhe një herë Fondin Sovran dhe Bankën Zhvillimore, të cilën VV e ka propozuar edhe gjatë fushatës së mëhershme të subjekteve politike.
Ai tha se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk e kanë shans me këto banka komerciale që të avansohen.
Sipas Kurtit, në Kosovë nuk është i kapur vetëm shteti por në një farë mënyre edhe qytetari, pasi diku të punësuar i kemi diku 350 mijë të punësuar dhe janë 600 mijë kredia, që i bie se nga dy kredia për kokë banori, ndërsa banka zhvillimore investive është mënyrë se si të ndihmohet sektori privat.
“Një qeveri e ardhshme e Kosovës duhet të jetë në shërbim të rritjes së sektorit privat, sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse a e dini se paga mesatare në sektorin publik ka kaluar 500 euro dhe është rritur mbi 100 euro në 5 vitet e fundit. Ndërkaq, paga mesatare në sektorin privat është rreth 350 euro dhe është rrit veç 15 euro në 5 vitet e fundit. Kjo është e papranueshme“, ka thënë ai.
Ai ka folir edhe për investimet e huaja ku theksoi se është vështirë që dikush të vije dhe të rrezikojë e të investojë në Kosovë.
“Është vështirë me këtë sistem gjyqësor që kemi ne në Kosovë, dikush të vije dhe të rrezikojë e të investojë tek ne. Në proceset e ndryshëm kontestimore për çështje ekonomike mesatarisht 658 ditë zgjasin këto derisa të zgjidhen. Gjermani, zvicerani, amerikani e francezi, nuk vinë të investojnë tek ne nëse këtë nuk e bën diaspora jonë“, ka thënë ai.
Ndërkohë dha detaje edhe për një mik të tij që kishte ardhur me një plan biznesi për fabrika të miellit dhe i kanë kërkuar para në fillim, por 20 përqind të fitimit. Ai tha se ata kanë shkuar për të investuar në Libi, ku ka luftë civile.
Ai theksoi se investimet në ekonomi janë bërë varësisht nga gjasat e keqpërdorimeve.
“Në spitalet tona nuk kemi as maska, as ampula, as shiringa, as dorëza, sanitare, a e dini pse, sepse ato kushtojnë lirë. Po të kushtonin shtrejt ku do të mund të vjedhin në tendera, atëherë me siguri që do t’i kishim të gjitha. Asfallti është i shtyrjet dhe e kemi pafund. Pra investimet në ekonomi janë bërë varësisht nga gjasat dhe përmasat e keqpërdorimeve të mundshme dhe jo nga nevoja e qytetarëve dhe çka është e dobishme për ekonominë…..raporti eksport import është një me 9, pra paraja del prej këtu, prandaj dalin edhe njerëzit të jap dorëheqje. Njerëzit dalin sepse paraprakisht ka dal paraja. Me këtë deficit tregtarë kjo është e mjaftueshme që secila qeveri, në ditën e parë të jap dorëheqje. Nuk ka kurrfarë nevoje për skandale korruptive, veç ky deficidë tregtarë do të ishe e mjaftueshme që qeveritë të japin dorëheqje, sepse po të ikë paraja prej këtij vendi. Një vendi që i ikë paraja si vendi ynë, nuk ka perspektivë dhe ne duhet të krijojmë mundësinë që paranë ta mbajmë brenda vendit tonë“, tha ai.
Sipas tij me asfalt u kanë rregulluar infrastruktura kompanive që shesim mallra në Kosovë./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A