Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë tubimit me qytetarët e Mitrovicës ka thënë se demokracia në Kosovë nuk ka mbetur as vlerë.
Kurti tha se Kosova ka nevojë për ndryshim, për solidaritet dhe për zgjedhje të reja në vend.
“Demokracia në Kosovë nuk ka mbetur as vlerë….Në zgjedhjet e ardhshme këtë qeveri do ta ç ‘kapim nga shteti. E mbani mend si se Vuçiq e vizitoi veriun e Kosovës në shtator të vitit 2018, Thaçi deklaroi se veriu është dhuratë nga Rankoviq. Merrni me mend çfarë presidenti kemi. President po, por i joni jo”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu tha se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pasur një projekt për ndarje të Kosovës, mirëpo siç tha Kurti këtë nuk e lejuan qytetarët.
“Se çka dëshiron Thaçi na ka treguar më herët. Qysh në maj të vitit 2015 Thaçi ka deklaruar se eshtrat e Isa Boletinit duhet të varrosen në Vlorë, kjo nuk u bë sepse ju nuk e lejuat, por kjo tregon që projektin për ndarjen e Kosovës Thaçi e ka pasur më herët. Duke ju falënderuar juve, projekti i ndarjes së Kosovës ka dështuar. Tash sërish bashkë duhet ta ndalim hajnin e tyre. Në themi le të fitoj popullsia, e të mbaroj njëherë e përgjithmonë ‘PANhajnia’”, u shpreh ai.
Kurti gjithashtu tregoi se dy partitë opozitare në vend, LVV dhe LDK janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë.
“Dy partitë opozitare në Kosovë LVV dhe LDK po bashkëpunojnë shumë ngushte dhe më mirë se sa partitë që janë në koalicion. Pas zgjedhjeve, ne nuk duam ta zëvendësojmë PDK nga lakmia, por pushtetin në shtet nga ndershmëria”, tha ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ndryshe, ky është tubimi i tretë me qytetar i mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, për të larguar nga pushteti Qeverinë Haradinaj me moton “Kundër PANhajnisë”.
Të premten tubimi i parë u mbajt në Vushtrri dhe i dytë u mbajt sot në Podujevë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova