LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takimin me Nussbaumerin: Kosova, destinacion i leverdishëm për kompanitë zvicerane

Kurti në takimin me Nussbaumerin: Kosova, destinacion i leverdishëm për kompanitë zvicerane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin zviceran të udhëhequr nga ai.

Takimi filloi me urimin e kryeministrit për mirëseardhje në Kosovë dhe për ditëlindjen e Nussbaumer, të cilit i dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë.

“Gjatë bashkëbisedimit ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe për mundësitë e potencialin që mërgata jonë paraqet për fuqizim dhe thellim të mëtejmë të shkëmbimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


Kryeministri Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në vitin 2026.

Në lidhje me mërgatën në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro.

Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer dhe delegacioni zviceran, i përbërë nga dy bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost si dhe zyrtarja nga Shërbimi Parlamentar, Sophie Lachat Rohrer, po qëndron në Kosovë nga dita e hënë.

Ata kanë zhvilluar takime dypalëshe edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori