LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova e përkushtuar për të forcuar partneritetin me shtetin e Iowa-s

Kurti: Kosova e përkushtuar për të forcuar partneritetin me shtetin e Iowa-s

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti e ka falënderuar senatoren Ernst dhe shtetin e Iowa-s për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Ajo shprehu mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë- Iowa, që këtë vit përmbushë një dekadë.


Misioni i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në zbarkimin e përbashkët në Kuvajt, u vlerësua për kontributin në paqen dhe sigurinë globale, por edhe për promovimin e Kosovës si aktor të përkushtuar për stabilitet afatgjatë.

U bisedua për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, përtej partneritetit ushtarak, edhe në fusha të tjera, si: bujqësia, arsimi dhe tregtia.

Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, në kuadër të vizitës së senatores Ernst në Kosovë, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett dhe bashkëpunëtorët tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori