Në Kuvendin e Kosovës sot filluan punimet e sesionit të 36-të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilat mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si folës kyç.
Nga viti 2022 Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
“…Në Kosovë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri, drejtësi dhe barazi. Mund të tingëllojë e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerekshekulli nga çlirimi i Kosovës dhe më pak se 17 vjet nga pavarësia e vendit tonë.
Andaj, duke ju drejtuar këtu, ku shumica prej nesh kanë ende një kujtim të freskët të viteve të errëta të fundshekullit të XX-të, dëshiroj të theksoj se demokracia, të drejtat themelore të njeriut dhe paqja, nga të cilat ne të gjithë ishim të privuar në atë kohë, kanë sot një kuptim shumë të çmuar për neve.
Ndër këto vlera fundamentale, më lejoni të nënvizoj se edhe pse popullsia e Kosovës është rreth 93% shqiptare, vendi ynë jetëson një shkallë të lartë respekti për shumëgjuhësinë dhe multikulturalizmin, e cila është e ngërthyer në kushtetutën tonë dhe vërehet në çdo ligj shtetëror, ndërsa 20 nga 120 ulëse në Kuvend janë të rezervuara për pakicat etnike. Rrjedhimisht, Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajmë me botën e frankofonisë”, theksoi Kurti.
Ai tha se përkundër dëshirës për t’u avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status.
“Samiti i fundit i mbajtur në Francë tetorin e kaluar, dhjetë vjet pasi Kosova u bë anëtare vëzhguese, ishte gjithsesi një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt vlerave përbërëse të organizatës.
Natyrisht, është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës, duke pasur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dhe në këtë drejtim të gjithë i dimë veçoritë historike dhe të sigurisë mbi sfidat që prekin të gjithë rajonin, përkundër gatishmërisë së dëshmuar të Kosovës për të kontribuar në të gjitha aspektet e bashkëpunimit rajonal”, tha kryeministri.
Kurti tutje tha se potenciali i plotë i zhvillimit të mësimit të frëngjishtes në Kosovë mbetet ende i pashfrytëzuar.
“Prandaj, në pritje të samitit të ardhshëm të vitit 2026, kur Kosova synon të aplikojë sërish për marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota, Qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar rënien e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin. Ky duhet të jetë hapi i parë duke e ditur që mund të llogarisim në përkrahjen e Institutit francez të Kosovës të porsaformuar në Prishtinë, për të identifikuar së bashku mënyrat më praktike dhe efektive të suksesit”, tha Kurti.
Sipas tij, mendoj se mekanizmi përcjellës i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë mbi “Gjuhën frënge në diversitet”, i krijuar në Samitin e Djerba-s në vitin 2022, do të ishte shumë i dobishëm për të përgatitur më mirë Kosovën për samitin e ardhshëm.
“…Në përfundim, gjuha frënge është ajo që e bëri të njohur në mbarë botën shkrimtarin tonë të madh, të ndjerin Ismail Kadare, i cili iku nga kjo botë më 1 korrik sivjet. Frëngjishtja është gjithashtu gjuha që foli presidenti i ndjerë dhe lideri i ish-lëvizjes pacifiste, Ibrahim Rugova, kur gjatë viteve të ’90-ta gjeti mbështetje të madhe në mesin e intelektualëve francezë. Ai ishte student i Roland Barthes, që sigurisht e admironte profesorin e tij”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet