Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Tokës ka thënë se veprimet e Qeverisë do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme.
“Kjo ditë Kosovën e gjen në një gjendje më të rënduar në krahasim me vitin e kaluar por politikisht shumë më stabile për t’u përballur me krizat”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kryeministri ka theksuar se mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.
Postimi i plotë:
Çdo ditë është dita e tokës!
Me 22 prill 1970 mijëra ambientalistë pushtuan rrugët e ShBA-ve. Ndotja e ajrit dhe ujit, përdorimi i pesticideve, shpyllëzimi dhe dëmtimi i ekosistemeve ishin ndër brengat kryesore që preokuponin çdo të 10-tin amerikan. Me maska në fytyrë shprehnin indinjatën e tyre dhe kërkonin masa emergjente për të adresuar fillimisht nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe ujit. Ata ngritën alarmin, që përgjatë viteve mori jehonë edhe në shumë shtete të botës, se njerëzimi po ecte drejtë vetëshkatërrimit. Por, përkundër rritjes së vetëdijësimit shoqëror, presionit publik dhe avancimeve shkencore, këto çështje vit pas viti po bëheshin edhe më sfiduese.
Sot, 51 vjet pas, Dita e Tokës e gjen botën në një gjendje edhe më të tronditur. Kriza mjedisore dhe pandemia Covid-19 na kanë vendosur para një pikëpyetje të madhe. Kthimi në gjendjen që dikur e konsideronim normale nuk është më opcion. Mbajtja e maskave që atëherë ishin simbol proteste sot për ne është bërë e domosdoshme që të ruajmë veten dhe të tjerët. Pandemia ka shfaqur para nesh brishtësinë e botës tonë. Ka problematizuar veprimet tona ekonomike e shoqërore. Ka sjellë në vëmendjen tonë se përkundër dallimeve e interesave nuk kemi alternativë tjetër përpos të bëhemi bashkë, të mbrojmë e ndihmojmë njëri-tjetrin e ta trajtojmë seriozisht krizën mjedisore.
Kjo ditë Kosovën e gjen në një gjendje më të rënduar në krahasim me vitin e kaluar por politikisht shumë më stabile për t’u përballur me krizat.
Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën. Për ne janë të rëndësishme vendimet e veprimet që ndërmarrim sot dhe në vijim. Veprimet tona urgjente do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme. Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.
Ta ripërtrijmë Tokën, ta ruajmë shtëpinë tonë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?