LAJMI I FUNDIT:

Kurti liston punët e kryera në Prishtinë, reagon Zogaj: S’e keni ndarë asnjë cent për kryeqytetin

Kurti liston punët e kryera në Prishtinë, reagon Zogaj: S’e keni ndarë asnjë cent për kryeqytetin

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka listuar punët e kryera, në kryeqytet. Renovimet, ndërhyrjet e projektet që priten të zbatohen kanë qenë veprimet e përmendura për institucionet e listuara.

Ai ka thënë se investimet qeveritare për kushte më të mira infrastrukturore në shërbim të artistëve e sportistëve në Prishtinë nuk do të ndalen.

Në fushën e sportit ka përmendur renovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, palestrën sportive të Pallatit të Rinisë, ndërtimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë dhe palestrën e re multi-sportive në kryeqytet.


Ndërkaq në kulturë Kurti ka thënë se kanë renovuar amfiteatrin që akomodon Teatrin Kombëtar të Kosovës, derisa sipas tij pritet të nisë edhe rinovimi i sallës së Ateliesë dhe amfiteatrit të dytë ku vepron Teatri ODA dhe shtëpitë e pavarura teatrore të kryeqytetit, si dhe Sallën e kuqe dhe Atriumin.

Restaurimi i TKK-së, Muzeut Kombëtar të Kosovës, sallës së ushtrimeve të Ansamblit Shota, galeria e MKRS-së, ndërtesa e ASHAK, GKK-së, BKK-së janë në procedure e sipër.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, ku ka përmendur disa punë të cilat sipas janë bllokuar nën qeverisjen e kryeministrit aktual.

Sipas Zogajt, Qeveria Kurti nuk e ka ndarë “asnjë cent për Kryeqytetin”.

“Nuk e keni vizituar zyren e Kryeqytetit asnjëherë në 4 vite mandat; Nuk jeni interesuar për asnjë problem e hall të qytetarëve të Prishtinës; Nuk e keni ndarë ASNJË cent për Kryeqytetin; E keni bllokuar projektin e Unazës së Jashtme (mbi 300 mil EUR); E keni refuzuar projektin e Bankes Botërore për Prishtinën, me titull ‘Liveable Cities’; Po e bllokoni projektin e Nënkalimit ‘Agim Ramadani’; Po e bllokoni projektin e Spitalit të Prishtinës; Po e bllokoni zhvillimin e ‘Rruges A’ në çdo hap të mundur; Po mundoheni ta leni Prishtinën anash organizimit të Lojrave Mesdhetare 2030; E të tjera! E të tjera! Leje Prishtinën, tregona najsen për Uren e Ibrit”, ka shkruar Zogaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori