LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen e mora nga një zyrtar i NATO-s, nuk e gjeta në zyrë

Kurti: Letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen e mora nga një zyrtar i NATO-s, nuk e gjeta në zyrë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media pasi e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se këtë letërkëmbim nuk e ka gjetur në zyrë por ia ka dhënë një zyrtar i NATO-s, të cilin Kurti e falënderoi.

Kurti në një konferencë për media tha se është ish-kryeministri Thaçi ai i cili tha se nuk do të shkojë Forca e Sigurisë së Kosovës në veri në një letër, që nuk u pati bërë publike për deputetët e Kuvendit.

Ai tha se marrëveshja është mbajtur fshehtë dhe sipas tij është në dorën e deputetëve si do të veprojnë.


Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit

Kryeministri tha se ishte obligim i tij ta njoftoj kryeparlamentaren, deputetët dhe qytetarët e vendit.

“…Pra nuk është se ne do të ndërmarrim veprime tash. Ne duam marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in, por duhet t’i bëjmë transparente për ligjvënësit dhe qytetarët se nuk paska qenë vetëm një marrëveshje, por dy…”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit të vendit tha se tashmë është në dorën e deputetëve dhe nuk do të paragjykoj si do të veprohet.

“Letërkëmbimin nuk e kam gjetur në zyrën time por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s. Duke iu falënderuar NATO-s edhe e morëm letërkëmbimin. Zyrtarët ligjor të Zyrës së kryeministrit dhanë opinionin juridik të cilin e kemi shpërndarë”, tha kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori