LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit

Kurti: Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të papranueshme, ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë nga komuniteti serb, të cilët morën detyrën në fillim të kësaj jave dhe u vendosën në pjesën veriore të vendit.

Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtarë duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi e frikësimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë.

Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional
Lexo po ashtu Linçimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, Vrajolli: Dëshmi se procesi i rekrutimit ka qenë më institucional

“Më lejoni që të iu uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të policëve të Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore të vendit. I përgëzoj për kurajon për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin e tyre për t’i shërbyer rendit e sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj nga komuniteti serb”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.


Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it
Lexo po ashtu Nisin kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it

“Fushatat kanale e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se ata që integrohen jetojnë më mirë, ndërsa ata që nuk integrohen, mbesin peng i politikave të Beogradit.

Në fund, kryeministri është zotuar se institucionet e Kosovës do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj, ashtu sikurse edhe komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori