Kurti e quan rekord të ri: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar

Kosova sivjet ka mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar.
Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke e quajtur sukses dhe rekord të ri në vend.
Ai tutje tha se sot me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecin u rikthyen në fshatin Sopijë të Therandës.
“Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë. E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër”, ka shkruar Kurti.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































